MESHELEMIAHU
[Jehovai bën paqe (dëmshpërblen; shpaguan)].
Levit kehathit dhe kreu i të parëve të një ndarjeje korahitësh. Ai «pati tetëmbëdhjetë bij dhe vëllezër, burra të zotë» që ishin caktuar me të si derëtarë në shenjtërore, kur mbreti David riorganizoi shërbimin e priftërinjve dhe të levitëve. (1Kr 26:1-3, 9) Ka mundësi të ketë qenë Shelemiahu që përmendet te 1 Kronikave 26:14. I biri, Zakaria, «ishte derëtari i hyrjes së tendës së takimit».—1Kr 9:21.