TADMORI
Vend në shkretëtirë ku Solomoni bëri ndërtime pas vitit 1017 p.e.s. (2Kr 8:1, 4) Në përgjithësi, Tadmorin e lidhin me qytetin e njohur nga grekët dhe romakët me emrin Palmira. Rrënojat e saj gjenden në një oazë në skajin verior të shkretëtirës së Sirisë, afro 210 km në verilindje të Damaskut. Aty afër është një fshat që arabët e quajnë ende Tudmur. Nëse ishte vërtet Palmira, qyteti i Tadmorit mund të ketë pasur një garnizon për të mbrojtur kufirin e largët verior të mbretërisë së Solomonit dhe të ketë shërbyer si një ndalesë e rëndësishme për karvanët.—Shih TAMARA nr. 4.