Prezantime model
Kulla e Rojës 1 shkurt
«Po u japim këtë fletushkë gjithë banorëve të kësaj zone. Flet për vlerën praktike të Biblës. Kjo është për ju. [I japim të zotit të shtëpisë fletushkën A mund t’i besosh Biblës?] Disa pyesin nëse Bibla përmban këshilla praktike për punën. Vini re çfarë thotë ky varg. [Lexojmë Eklisiastiun 3:13.] Në këtë revistë ka disa parime biblike që na ndihmojnë ta bëjmë punën me qejf. A do të donit ta lexonit?»
Zgjohuni! shkurt
«Kemi ardhur për t’ju treguar shkurtimisht revistën Zgjohuni! të këtij muaji. Ajo shqyrton përgjigjen e një pyetjeje interesante. [I tregojmë kopertinën.] Do të doja të dija mendimin tuaj për këtë shkrim që merret si shembull në revistë. [Lexojmë Proverbat 29:11.] A mendoni se ky parim biblik vlen dhe sot? [Presim përgjigjen.] Kjo revistë trajton katër parime biblike dhe shpjegon si nxjerrim dobi kur i zbatojmë.»