Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 28 dhjetor 2015. Është përfshirë edhe java kur është programuar të trajtohet secila prej pikave në mënyrë që të mund të bëni kërkime çdo javë gjatë përgatitjes për në shkollë.
A i trajtonte Davidi robërit e tij në mënyrë mizore, siç nxjerrin përfundimin disa nga 1 Kronikave 20:3? [2 nënt., w05 15/2 f. 27]
Çfarë e nxiti Davidin të tregonte një frymë bujare, dhe çfarë do të na ndihmojë të bëjmë njësoj? (1 Kron. 22:5) [9 nënt., w05 1/10 f. 11 p. 7]
Ku e kishte fjalën Davidi, kur i tha Solomonit: «Njihe Perëndinë e atit tënd.» (1 Kron. 28:9) [16 nënt., w10 1/11 f. 30 p. 3, 7]
Çfarë tregoi për Solomonin kërkesa që gjendet te 2 Kronikave 1:10, dhe ç’mund të mësojmë nga shqyrtimi i lutjeve tona drejtuar Jehovait? (2 Kron. 1:11, 12) [23 nënt., w05 1/12 f. 19 p. 6]
Sipas 2 Kronikave 6:29, 30, çfarë aftësie unike zotëron Jehovai, dhe pse duhet t’ia hapim zemrën atij në lutje? (Psal. 55:22) [30 nënt., w10 1/12 f. 11 p. 7]
Mbi çfarë baze u lut Asa që të fitonte ndaj një force të madhe ushtarake, dhe për çfarë mund të jemi të sigurt kur bëhet fjalë për luftën tonë frymore? (2 Kron. 14:11) [7 dhjet., w12 15/8 f. 8 p. 6–f. 9 p. 1]
Si na siguron për dashurinë e Perëndisë mënyra si e trajtoi Jehovai mbretin Jehozafat në lidhje me dështimet, dhe si duhet të ndikojë kjo te pikëpamja jonë për të tjerët? (2 Kron. 19:3) [14 dhjet., w03 1/7 f. 17 p. 13; cl f. 244 p. 12]
Pse dhe si duhet ‘të zëmë vend’ e ‘të rrimë pa lëvizur’ sot? (2 Kron. 20:17) [21 dhjet., w05 1/12 f. 21 p. 2; w03 1/6 f. 21 p. 15-16]
Ç’përkujtues që të futin në mendime gjejmë te 2 Kronikave 21:20 në lidhje me vdekjen e Jehoramit? [21 dhjet., w98 15/11 f. 32 p. 4]
Sipas 2 Kronikave 26:5, kush pati ndikim pozitiv tek i riu Uziah, dhe si mund të përfitojnë sot të rinjtë nga të krishterët e pjekur në kongregacion? [28 dhjet., w07 15/12 f. 10 p. 2, 4]