BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb17 f. 108-109
  • «Për Perëndinë gjithçka është e mundur»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Për Perëndinë gjithçka është e mundur»
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
  • Material i ngjashëm
  • Një thesar i fshehur prej shekujsh
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Të kujdesemi për pronat e Zotërisë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Im shoq s’reshtte së lexuari!
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
  • Aty ku dëgjova për herë të parë emrin Jehova
    Zgjohuni!—2008
Shih më tepër
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
yb17 f. 108-109

GJEORGJIA

«Për Perëndinë gjithçka është e mundur»

Natela Grigoriadis

  • LINDUR: 1960

  • PAGËZUAR: 1987

  • TË DHËNA: Pak pas pagëzimit, Natela shfrytëzoi përvojën dhe njohjet e saj si menaxhere shitjesh për të çuar para shtypjen e botimeve biblike pa u diktuar.

Natela Grigoriadis

NË FUND të viteve 80, në mbledhjet tona vetëm drejtuesi i Kullës së Rojës kishte një kopje të revistës, zakonisht të shkruar me dorë. Iu afrova njërit prej pleqve, Genadi Gudadzes, dhe i sugjerova t’i shtypnim vetë revistat.

Deri atëherë, vëllezërit kishin përdorur një shaptilograf të bërë vetë që të siguronin një sasi të vogël botimesh. Atyre u duhej një shaptilograf më cilësor, një daktilografist me përvojë, një makinë shkrimi dhe lastra të mjaftueshme që të kishin revista rregullisht. Sidoqoftë, të gjitha pajisjet për shtypjen, madje edhe letra, regjistroheshin nga shteti dhe kontrolloheshin nga shërbimi sekret.

Mora një makinë shkrimi nga një i njohur, profesionist në fushën e daktilografisë, të cilit i binin në dorë makina të vjetra që nuk kontrolloheshin më nga shteti. Motra ime ishte daktilografiste, kështu që mund të na ndihmonte. Vëllezërit bënë një shaptilograf të ri dhe gjetën një vend për të blerë lastra. Çdo gjë shkoi siç duhej dhe shpejt doli numri i parë i Kullës së Rojës në gjeorgjisht.

Por hasëm një pengesë të re. Një herë, Genadi më tha: «Na duhet të gjejmë një vend tjetër për të blerë lastrat.» Në një zyrë shteti kishte parë pako me lastra, por nuk mund t’i blinte vetë, sepse ishte nën vëzhgimin e autoriteteve. Si do t’i gjenim? Thosha gjithë merak: «Është e pamundur!» Genadi m’u përgjigj gjithë siguri: «Mos thuaj: ‘Është e pamundur!’ ‘Për Perëndinë gjithçka është e mundur’.»​—Mat. 19:26.

Më rrinte mendja aty ndërsa ditën tjetër shkoja gjithë siklet drejt zyrës së shtetit. Jehovai më drejtoi tek një daktilografiste miqësore, e cila pranoi t’ia parashtronte kërkesën time shefit të zyrës. Ishte burri i saj. S’kaloi shumë dhe blija rregullisht lastra nga kjo zyrë. Pas kësaj, nuk patëm më probleme me to.

Natela Grigoriadisi lexon Kullën e Rojës
    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo