BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb17 f. 136-137
  • E pashë me sytë e mi çfarë thoshte Bibla

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • E pashë me sytë e mi çfarë thoshte Bibla
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
  • Material i ngjashëm
  • «O Jehova, ti më gjete!»
    Zgjohuni!—2004
  • Mendoja se kisha jetë të suksesshme
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
  • Tri pyetje që më ndryshuan jetën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Im shoq s’reshtte së lexuari!
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
Shih më tepër
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
yb17 f. 136-137

GJEORGJIA

E pashë me sytë e mi çfarë thoshte Bibla

Pepo Devidze

  • LINDUR: 1976

  • PAGËZUAR: 1993

  • TË DHËNA: U rrit si besimtare e Kishës Ortodokse të Gjeorgjisë dhe i ndiqte me fanatizëm traditat e saj. Pasi mori të vërtetën punoi në Bethel bashkë me të shoqin. Tani shërbejnë si pionierë specialë.

Pepo Devidze

FILLIMISHT dëgjova për Dëshmitarët e Jehovait kur isha studente në qytetin e Kutaisit. Një fqinje më tha se Dëshmitarët nuk i përdorin ikonat në adhurim dhe nuk besojnë se Jezui është Perëndia i Plotfuqishëm. Kjo ra në kundërshtim me bindjet që kisha aq për zemër si e krishterë ortodokse.

Në verën e vitit 1992 u ktheva në qytetin tim të lindjes, Tsager, e pashë se edhe atje kishte Dëshmitarë. Ime më kishte dëgjuar shumë gjëra pozitive për Dëshmitarët. Meqë ende kisha një pikëpamje negative për ta, më tha: «Shko e shih vetë se çfarë mësojnë!»

Dy vëllezër pionierë, Pavleja dhe Paata, vinin rregullisht te një familje në lagjen tonë. Shumë fqinjë përfitonin nga rasti që t’i dëgjonin dhe t’u bënin pyetje. Kështu vendosa të merrja pjesë në ato biseda. Sa herë që bëja një pyetje, vëllezërit hapnin Biblën e më thoshin të lexoja. Ngela pa fjalë. E pashë me sytë e mi çfarë thoshte Bibla.

S’kaloi shumë dhe u bëra pjesë e grupit që po studionte Biblën me këta vëllezër. Verën pasuese u pagëzuan dhjetë prej nesh. Edhe ime më u bë Dëshmitare e Jehovait.

Sa mirënjohëse u jam vëllezërve që më drejtuan te Bibla për të gjetur përgjigjet e pyetjeve të mia! Kjo më ndihmoi të zgjidhja pështjellimin që ndieja përbrenda, ngaqë bindjet e mia të mëparshme po viheshin në pikëpyetje. Kur kujtoj se sa e dobishme ishte në rastin tim të lësh Biblën të përgjigjet, nxitem të përdor të njëjtën metodë për të ndihmuar të tjerët ta çmojnë të vërtetën.

Pepo Devidze dhe i shoqi
    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo