BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb17 f. 171
  • Dashuria tejkalon kufijtë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dashuria tejkalon kufijtë
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
yb17 f. 171

GJEORGJIA

Dashuria tejkalon kufijtë

KOHË para se të lindte vogëlushja Sanel, mjekët i thanë prindërve, se edhe po të mbijetonte, do të kishte probleme të rënda me shëndetin. Që ditën e parë të jetës kishte nevojë të operohej. Prindërit e saj që jetonin në Abkazi​—një rajon që kishte shpallur pavarësinë nga Gjeorgjia—​nuk po gjenin dot një kirurg që pranonte ta operonte Sanelin pa gjak.

Prindërit folën me Komitetin vendës të Lidhjes me Spitalet (KLS).a Sa u lehtësuan kur vëllezërit e KLS-së shumë shpejt gjetën një kirurg në Tbilis, kryeqytetin e Gjeorgjisë, që ishte i gatshëm të bashkëpunonte. Mamaja e Sanelit ende s’e kishte marrë veten nga lindja dhe s’mund të udhëtonte. Prandaj vendosën që vogëlushen ta çonin në spital, në Tbilis, gjyshet e saj, që të dyja Dëshmitare.

Operacioni delikat doli me sukses. Pak pas kësaj, gjyshet shkruan: «Qëndruam në spital mbi 20 ditë. Gjatë asaj periudhe, na erdhën për vizitë plot motra e vëllezër gjeorgjianë e na ofruan ndihmë. Shumë u bashkuan me ndjenjat tona. Kishim lexuar për dashurinë që tregon vëllazëria jonë, por tani e përjetuam nga afër.»

a Në Gjeorgji, pleqtë që shërbejnë në KLS-të janë lidhur me mbi 250 kirurgë, të cilët pranojnë të kryejnë ndërhyrje pa gjak.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo