Proverbat
2 Shërbëtori me mend do të sundojë mbi birin që vepron me pafytyrësi;
ai do të marrë trashëgimi si të ishte një nga vëllezërit.
4 I ligu u kushton vëmendje fjalëve lënduese
dhe mashtruesi u vë veshin gjuhëve të liga.+
5 Kush tallet me të varfrin, fyen Bërësin e tij,+
dhe kush gëzon për hallin e tjetrit, do të ndëshkohet se s’bën.+
11 Njeriu i keq kërkon vetëm të rebelohet,
por do të dërgohet një lajmëtar mizor për ta ndëshkuar.+
12 Më mirë të të dalë përpara një arushë që ia kanë marrë këlyshët,
se një i pamend në marrëzinë e tij.+
13 Nëse dikush e shpërblen të mirën me të keqe,
e keqja s’do t’i largohet nga shtëpia.+
14 Të ndezësh grindje, është sikur të hapësh portat e një dige;*
largohu përpara se të plasë sherri.+
15 Ai që e shfajëson të ligun dhe ai që e dënon të drejtin,+
janë të dy të neveritshëm për Jehovain.
16 Ç’e mirë vjen kur i marri i ka të gjitha mundësitë për të fituar mençuri,
19 Kush ka qejf konfliktet, pëlqen shkeljet.*+
Kush e lartëson portën,* fton rrënimin.+
20 Atij që ka zemër dredharake, nuk do t’i shkojë mbarë,+
dhe ai që mashtron me fjalë, do të rrënohet.
21 Kush sjell në jetë një fëmijë të pamend, do të ketë hidhërime,
dhe babai i një fëmije të marrë nuk ka gëzime.+
26 T’i ndëshkosh të drejtët,* s’është mirë,
dhe t’i fshikullosh njerëzit e nderuar, s’është e drejtë.
27 Kush ka vërtet njohuri, e mban nën fre gojën,+
28 Edhe i marri shihet si i mençur kur nuk e hap gojën,
dhe ai që i qep buzët, si njeri me aftësi dalluese.