Proverbat
19 Më mirë të jesh i varfër dhe të ecësh me integritet,*+
se të jesh i pamend dhe të thuash gënjeshtra.+
3 Marrëzia e vet ia shtrembëron udhën njeriut,
dhe zemra e tij tërbohet me Jehovain.
4 Pasuritë afrojnë shumë shokë,
por të varfrin e braktis edhe ai shok që ka.+
5 Dëshmitari i rremë do të ndëshkohet se s’bën,+
dhe kush gënjen sa herë që hap gojën, s’do të shpëtojë.+
6 Shumë e kërkojnë pëlqimin e fisnikut*
dhe të gjithë bëhen shokë me atë që jep dhurata.
Ai i mbyt me kërkesa, por asnjëri s’i përgjigjet.
8 Kush fiton gjykim të mirë,* e do veten.+
Kujtdo që e çmon si thesar aftësinë dalluese, do t’i shkojë mbarë.+
9 Dëshmitari i rremë do të ndëshkohet se s’bën,
dhe kush gënjen sa herë që hap gojën, do të marrë fund.+
10 Të marrit nuk i shkon për shtat të jetojë në luks,
e aq më pak një shërbëtori të sundojë mbi princat.+
11 Gjykimi i thellë me siguri ia ngadalëson zemërimin njeriut,+
13 Një djalë i marrë i sjell telashe të atit,+
dhe një bashkëshorte grindavece* është si çatia që pikon pa pushim.+
14 Shtëpia dhe pasuria janë trashëgimi nga etërit,
por një grua e matur është dhuratë nga Jehovai.+
16 Kush i zbaton urdhërimet e Perëndisë, ruan jetën e vet,+
por kush ecën me moskokëçarje në udhët e tij, do të vdesë.+
19 Njeriu gjaknxehtë do të ndëshkohet;
mos i dil krah,* se do të të duhet ta bësh këtë sa e sa herë.+
22 Ajo që pëlqehet te njeriu, është dashuria besnike,+
dhe më mirë të jesh i varfër se gënjeshtar.
23 Nderimi i thellë për Jehovain* të çon në jetë;+
kush ka këtë nderim, do të pushojë i qetë e s’do ta gjejë asnjë e keqe.+
24 Përtaci e zhyt dorën në tasin e gostisë,
por as që e merr mundimin ta çojë në gojë.+
25 Rrihe tallësin,+ që i papërvoji të bëhet mendjemprehtë,+
dhe korrigjoje njeriun me mend, që t’i shtohet njohuria.+
26 Djali që keqtrajton babanë dhe përzë nënën e vet,
sjell turp dhe çnderim.+
27 Biri im, nëse nuk ia vë më veshin disiplinës,
ke për të dalë nga udha e njohurisë.