BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • Sot

E premte, 12 shtator

Skena e kësaj bote po ndryshon.—1 Kor. 7:31.

Duhet të kemi reputacion si njerëz të arsyeshëm. Ndaj, të pyesim veten: «A më shohin të tjerët si njeri të arsyeshëm, tolerant dhe që hap rrugë? Apo më shohin si njeri strikt, të vrazhdë ose kokëfortë? A i dëgjoj dhe u hap rrugë dëshirave të tyre kur është e mundur?» Sa më të arsyeshëm të jemi, aq më shumë po imitojmë Jehovain dhe Jezuin. Një njeri i arsyeshëm tregohet elastik kur ndryshojnë rrethanat. Ndryshimet në jetë mund të na sjellin probleme që s’na i kishte marrë mendja. Për shembull, befas mund të kemi një problem të rëndë shëndetësor. Ose ndryshimet e papritura në ekonomi a në situatën politike mund të na e vështirësojnë goxha jetën. (Ekl. 9:11) Edhe ndryshimi i një caktimi teokratik mund të jetë një sfidë. Mund të përshtatemi me sukses me rrethanat e reja nëse bëjmë këta katër hapa: (1) pranojmë realitetin, (2) i mbajmë sytë nga e ardhmja, (3) përqendrohemi te gjërat pozitive dhe (4) bëjmë për të tjerët. w23.07 21-22 ¶7-8

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E shtunë, 13 shtator

Ti je shumë i vyer.—Dan. 9:23.

Profeti Daniel ishte i ri në moshë kur babilonasit e morën si rob lufte dhe e syrgjynosën larg vendlindjes. Por me sa duket, Danieli u tërhoqi vëmendjen autoriteteve babilonase. Ata panë ‘atë që shihte syri’—pra që ai ishte ‘pa asnjë të metë, i pashëm’ dhe vinte nga derë fisnike. (1 Sam. 16:7) Prandaj babilonasit e stërvitën që të bëhej pjesë e elitës së shoqërisë së tyre. (Dan. 1:3, 4, 6) Jehovai e donte Danielin e ri për llojin e njeriut që zgjodhi të bëhej. Në fakt, Danieli mund të ketë qenë nga fundi i adoleshencës ose fillimi i të 20-ve kur Jehovai e përmendi si një shembull krahas Noesë dhe Jobit, të cilët kishin gëzuar miratimin e Tij për dekada të tëra. (Zan. 5:32; 6:9, 10; Jobi 42:16, 17; Ezek. 14:14) E Jehovai vazhdoi t’i tregonte dashuri Danielit gjatë gjithë jetës së tij të gjatë e mbresëlënëse.—Dan. 10:11, 19. w23.08 2 ¶1-2

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E diel, 14 shtator

Kuptoni cila është gjerësia, gjatësia, lartësia dhe thellësia e së vërtetës.—Efes. 3:18.

Kur vendos nëse do të blesh një shtëpi, dëshiron ta studiosh vetë me imtësi banesën tënde të ardhshme. Edhe kur lexon e studion Shkrimet, mund të bësh diçka të ngjashme. Po ta lexosh shpejt e shpejt, mund të mësosh vetëm faktet bazë—«gjërat elementare të thënieve të shenjta të Perëndisë». (Hebr. 5:12) Në vend të kësaj, ashtu siç do të bëje me shtëpinë, hyr «brenda» dhe shqyrto gjithë hollësitë e saj mahnitëse. Një mënyrë e shkëlqyer për ta studiuar Biblën është të shohësh si ndërthuren pjesët e ndryshme të saj. Përpiqu të kuptosh jo vetëm çfarë të vërtetash beson, por edhe pse i beson. Që ta kuptojmë plotësisht Fjalën e Perëndisë, duhet të ndalemi te të vërteta të thella të saj. Apostulli Pavël i nxiti vëllezërit e motrat ta studionin me kujdes Fjalën e Perëndisë, që ‘të kuptonin krejtësisht cila është gjerësia, gjatësia, lartësia dhe thellësia’ e së vërtetës. Kështu do të bëheshin akoma më «të rrënjosur» e më «të qëndrueshëm» në besim. (Efes. 3:14-19) Të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ne. w23.10 18 ¶1-3

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo