BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • Sot

E hënë, 15 shtator

Vëllezër, merrni si shembull vuajtjet dhe durimin e profetëve që folën në emër të Jehovait.—Jak. 5:10.

Në Bibël gjejmë plot shembuj durimi. Pse të mos bësh një projekt studimi për të shqyrtuar historitë e tyre? Për shembull, Davidi u miros në moshë të re që të ishte mbreti i ardhshëm i Izraelit, por iu desh të priste vite të tëra që të hipte në fron. Simeoni dhe Ana e adhuruan me besnikëri Jehovain ndërsa prisnin Mesinë e premtuar. (Luka 2:25, 36-38) Teksa shqyrton shembuj të tillë, përpiqu t’u përgjigjesh këtyre pyetjeve: «Çfarë mund ta ketë ndihmuar këtë personazh të tregonte durim? Si nxori dobi ngaqë u tregua i duruar? Si mund ta imitoj?» Mund të përfitosh edhe nga shembulli i atyre që nuk treguan durim. (1 Sam. 13:8-14) Ndërsa shqyrton këta shembuj negativë, pyet veten: «Cila mund të ketë qenë arsyeja pse u treguan të paduruar? Çfarë pasojash patën?» w23.08 25 ¶15

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E martë, 16 shtator

Ne besojmë dhe e dimë se ti je i Shenjti i Perëndisë.—Gjoni 6:69.

Apostulli Pjetër ishte besnik; ai nuk lejoi asgjë që ta bënte të dorëzohej përfundimisht. Në një rast, e tregoi besnikërinë kur Jezui tha diçka që dishepujt nuk e kuptuan. (Gjoni 6:68) Shumë veta nuk pritën që Jezui të jepte një shpjegim, por vendosën të mos e ndiqnin më. Ama Pjetri nuk ishte mes tyre. Ai pranoi se vetëm Jezui kishte «fjalë që të çojnë në jetën e përhershme». Jezui e dinte se Pjetri dhe apostujt e tjerë do ta braktisnin. Sidoqoftë shprehu sigurinë se Pjetri do ta merrte veten nga kjo e do të qëndronte besnik. (Luka 22:31, 32) Jezui e kuptonte se «zemra është gati, por trupi është i dobët». (Mar. 14:38) Prandaj, edhe pasi Pjetri mohoi se e njihte, Jezui nuk hoqi dorë nga apostulli i tij. Pasi u ringjall, ai iu shfaq Pjetrit—me sa duket kur Pjetri ishte vetëm. (Mar. 16:7; Luka 24:34; 1 Kor. 15:5) Sa shumë duhet t’i ketë dhënë zemër kjo apostullit të shkurajuar! w23.09 22 ¶9-10

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E mërkurë, 17 shtator

Lum ata që u janë falur veprat e liga dhe u janë fshirë mëkatet!—Rom. 4:7.

Perëndia ua fal ose ua fshin mëkatet atyre që tregojnë besim tek ai. Ai i fal plotësisht dhe nuk ua llogarit më gabimet. (Psal. 32:1, 2) Ngaqë tregojnë besim, Jehovai i sheh si të pafaj e të drejtë. Ndonëse Perëndia i shpalli të drejtë, Abrahami, Davidi dhe adhurues të tjerë besnikë prapë ishin mëkatarë të papërsosur. Por falë besimit të tyre, Perëndia i shihte si të pafaj, sidomos karshi njerëzve që nuk e adhuronin. (Efes. 2:12) Siç e bën të qartë apostulli Pavël në letrën e tij, besimi është jetësor për të pasur një marrëdhënie personale me Perëndinë. Kështu ishte për Abrahamin dhe Davidin, e kështu është edhe për ne. w23.12 3 ¶6-7

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo