29 Jobi vazhdoi me shprehjet e tij proverbiale:
2 «Ah të isha prapë si në muajt hënorë të dikurshëm,+
si në ditët kur Perëndia më ruante;+
3 kur llamba e tij shkëlqente në kokën time,
kur ecja mes errësirës me dritën e tij;+
4 siç isha në pranverën e jetës sime,+
kur gëzoja miqësi të ngushtë me Perëndinë në tendën time;+
5 kur i Plotfuqishmi ishte ende me mua,
kur shërbëtorët më rrinin përqark!
6 Kur këmbët më laheshin në gjalpë,
dhe nga shkëmbi rridhnin rrëke vaji për mua.+
7 Kur dilja te porta e qytetit,+
te sheshi e përgatitja vendin ku rrija!+
8 Djemtë më shihnin e fshiheshin,
dhe pleqtë çoheshin e rrinin në këmbë.+
9 Princat i ndalnin fjalët
dhe e mbyllnin gojën.+
10 Prijësit nuk nxirrnin më zë
dhe gjuha u ngjitej pas qiellzës.+
11 Veshi që dëgjonte, më shpallte të lumtur,
dhe syri që më shihte, dëshmonte për mua.
12 Sepse e çliroja të munduarin që thërriste për ndihmë,+
jetimin dhe këdo që s’kish kush ta ndihmonte.+
13 Më zinin bekimet+ e atij që po vdiste,
zemrën e vejushës e gëzoja.+
14 Isha veshur me ndershmëri, dhe ajo më mbështillte.+
Drejtësia ime ishte si një petk e një çallmë.
15 Isha sy për të verbrin,+
dhe këmbë për të çalin.
16 Isha si baba për të varfrin,+
dhe shqyrtoja çështjen ligjore të atij që s’e njihja.+
17 Ua thyeja nofullat keqbërësve+
dhe ua rrëmbeja prenë nga dhëmbët.
18 Thosha: ‘Në folenë time do të jap frymë,+
dhe ditët e mia do të jenë si kokrrizat e rërës.+
19 Rrënjët e mia janë shtrirë drejt ujit,+
dhe vesa do të rrijë gjithë natën në degët e mia.
20 Shkëlqimi më përtërihet,
dhe dora ime do të gjuajë përherë me hark.’
21 Po, më dëgjonin; prisnin
dhe dëgjonin në heshtje këshillën time.+
22 Pas fjalës sime nuk shtonin asgjë,
se fjala ime binte mbi ta si pika vese që i freskonte.+
23 Më prisnin si shiun,+
e hapnin gojën si për shiun e pranverës.+
24 Ata s’u besonin syve kur unë u buzëqeshja,
dritën e fytyrës+ nuk ma shuanin.
25 Unë zgjidhja udhën për ta dhe isha si kreu i tyre;
rrija si mbreti mes ushtrisë së tij,+
si ngushëlluesi i atyre që mbajnë zi.+