Jobi
30 Kurse tani më qeshin
ata që janë më të rinj se unë,+
etërit e të cilëve nuk do të kisha pranuar
as t’u afroheshin qenve të kopesë sime.
2 Ç’do të më kishte hyrë në punë fuqia e duarve të tyre?!
Fuqia e tyre rinore ka marrë fund!
3 Janë të këputur nga skamja e uria;
cimbisin ç’të gjejnë në vendin e zhuritur,
në një vend tashmë të rrënuar e të shkretuar.
4 Mbledhin bar të kripur nëpër kaçuba;
hanë e ngopen me rrënjë gjineshtre.
7 Klithin për ndihmë nga ferrat,
struken të gjithë bashkë pas hithrave.
12 Në të djathtën time ngrihen si një turmë e tërbuar;
më detyrojnë t’ia mbath,
e rrugës më vënë pengesa për të më rrënuar.
14 Vijnë kundër meje si nëpërmjet një të çare të madhe në mur;
vërsulen në mes të një vendi të rrënuar.
15 Tmerri më mbërthen e s’më lëshon;
dinjitetin tim e fshin tej era, e si një re më davaritet çdo shpresë shpëtimi.
18 Nga forca e madhe edhe veshja* ime s’njihet më;*
si një jakë e ngushtë rreth qafës, më mbyt e më merr frymën.
19 Ti, o Perëndi, më ke hedhur në baltë,
e jam bërë pluhur e hi.
23 Unë e di se do të më çosh drejt vdekjes,
në shtëpinë ku do të shkojnë gjithë të gjallët.
25 A nuk derdhja lot për këdo që ishte në pikë të hallit?!
A nuk më dhembte shpirti për të varfrin?!+
26 Prisja të mirën, por më erdhi e keqja;
prisja dritën, por më erdhi terri.
27 Më është bërë një lëmsh në zemër që s’më lë të qetë;
ditë të mundimshme më kanë ardhur si lumë.
28 Endem i trishtuar+ e nuk e shoh dritën e diellit;
në mes të asamblesë, ngrihem e klith për ndihmë.