Lavd, psalm i Davidit.
א [ʼÁlef]
145 Unë do të të lartësoj, o Perëndia im Mbret,+
dhe do ta bekoj emrin tënd brez pas brezi, përgjithmonë!+
ב [Beth]
2 Gjithë ditën do të të bekoj,+
dhe do ta lëvdoj emrin tënd brez pas brezi, përgjithmonë.+
ג [Gímel]
3 Jehovai është i madh dhe i denjë të lëvdohet shumë.+
Madhështia e tij është e pahetueshme.+
ד [Dáleth]
4 Gjithë brezat me radhë do të lavdërojnë veprat e tua,+
dhe do të flasin për gjërat e fuqishme që ke bërë.+
ה [Heʼ]
5 Te shkëlqimi i lavdishëm i madhështisë sate+
dhe te hollësitë e veprave të tua të mrekullueshme do ta mbaj mendjen.+
ו [Ua]
6 Ata do të flasin për fuqinë e veprave të tua që të ngjallin frikë,+
dhe unë do të shpall madhështinë tënde.+
ז [Zájin]
7 Nga goja e tyre do të burojnë fjalë për mirësinë tënde të madhe,+
dhe për drejtësinë tënde, do të brohorasin me gëzim.+
ח [Heth]
8 Jehovai është hirmadh dhe i mëshirshëm,+
nuk zemërohet shpejt dhe ka shumë dashamirësi.+
ט [Teth]
9 Jehovai është i mirë ndaj të gjithëve,+
dhe u tregon mëshirë tërë veprave të tij.+
י [Jodh]
10 O Jehova, të gjitha veprat e tua do të të përlëvdojnë,+
dhe besnikët e tu do të të bekojnë.+
כ [Haf]
11 Do të flasin për lavdinë e mbretërisë sate,+
dhe do të tregojnë për fuqinë tënde.+
ל [Lámedh]
12 Do t’u shpallin bijve të njerëzve veprat e fuqishme+
dhe lavdinë e shkëlqimin e mbretërisë sate.+
מ [Mem]
13 Mbretëria jote vazhdon përjetë,+
sundimi yt do të vazhdojë për tërë brezat që do të vijnë.+
ס [Sámeh]
14 Jehovai i mbështet të gjithë ata që po bien,+
dhe ngre të gjithë ata që janë kërrusur.+
ע [ʽÁjën]
15 Nga ti shohin me shpresë të gjithë,+
dhe ti u jep ushqim në kohën e duhur.+
פ [Peʼ]
16 Ti hap dorën+
dhe plotëson dëshirën e çdo krijese.+
צ [Cadhé]
17 Jehovai është i drejtë në të gjitha udhët e tij+
dhe besnik në të gjitha veprat e tij.+
ק [Kof]
18 Jehovai u rri pranë tërë atyre që e thërrasin,+
po, tërë atyre që e thërrasin me të vërtetë.+
ר [Resh]
19 Ai do t’ua plotësojë dëshirën atyre që i frikësohen.+
Do t’i dëgjojë kur ta thërrasin për ndihmë e do t’i shpëtojë.+
ש [Shin]
20 Jehovai i ruan të gjithë ata që e duan,+
kurse të ligjtë do t’i shfarosë të tërë.+
ת [Ta]
21 Nga goja do të më burojnë lëvdime për Jehovain.+
Gjithkush le të bekojë emrin e tij të shenjtë brez pas brezi, përgjithmonë!+