Dirigjuesit. Për Jeduthun. Këngë e Davidit.
62 Shpirti im pret në heshtje veç Perëndinë.+
Nga ai më vjen shpëtimi.+
2 Veç ai është shkëmbi dhe shpëtimi im, kalaja ime e sigurt.+
Unë nuk do të lëkundem e të bie.+
3 Deri kur do t’i suleni me tërbim njeriut që do të donit të vritnit?+
Të gjithë ju jeni si një mur i pjerrët, një mur guri që e shtyjnë për ta rrëzuar.+
4 Ata japin këshilla, që ta ulin dikë nga pozita e lartë;+
gjejnë kënaqësi te gënjeshtra.+
Me gojën e tyre bekojnë, por me vete mallkojnë.+ Selah.
5 Por ti, o shpirti im, prit në heshtje veç Perëndinë,+
sepse ai të jep shpresë.+
6 Veç ai është shkëmbi dhe shpëtimi im, kalaja ime e sigurt.+
Unë nuk do të lëkundem.+
7 Nga Perëndia më vijnë shpëtimi dhe lavdia.+
Perëndia është shkëmbi im i fortë dhe streha ime.+
8 Ki besim tek ai në çdo kohë, o popull!+
Atij zbrazja zemrën!+
Perëndia është streha jonë.+ Selah.
9 Bijtë e njeriut s’janë veçse avull,+
njerëzit janë gënjeshtër.+
Kur vihen në peshore, të marrë së bashku, janë më të lehtë se avulli.+
10 Mos kini besim te zhvatja,+
dhe mos besoni më kot te grabitja.+
Në rast se pasuritë shtohen, mos e lini zemrën të rendë pas tyre.+
11 Një herë ka folur Perëndia, dy herë e kam dëgjuar këtë:+
forca i përket Perëndisë.+
12 Edhe dashamirësia të përket ty, o Jehova,+
se ti ia kthen secilit sipas veprave të tij.+