Romakëve
13 Çdo shpirt të jetë i nënshtruar+ ndaj autoriteteve më të larta,+ sepse nuk ka autoritet+ veçse nga Perëndia.+ Autoritetet ekzistuese qëndrojnë në pozitat e tyre relative+ nga Perëndia.+ 2 Prandaj, ai që kundërshton autoritetin, i kundërvihet rregullit të Perëndisë; dhe ata që i kundërvihen atij, marrin mbi vete gjykimin.+ 3 Sepse ata që sundojnë, janë për t’u pasur frikë, jo për veprat e mira, por për të këqijat.+ A do që të mos kesh frikë nga autoriteti? Vazhdo të bësh të mira,+ dhe ai do të të lëvdojë, 4 sepse për ty ai është shërbëtor i Perëndisë, për të mirën tënde.+ Por, nëse po bën të këqija,+ ki frikë, sepse ai nuk e mban më kot shpatën. Në të vërtetë, ai është shërbëtor i Perëndisë, hakmarrës+ që shpreh zemërimin e Perëndisë mbi atë që praktikon të këqija.
5 Prandaj, keni arsye që ju detyrojnë të jeni të nënshtruar, jo vetëm për shkak të atij zemërimi, por edhe për shkak të ndërgjegjes suaj.+ 6 Për këtë arsye paguani edhe taksa, sepse ata janë shërbëtorë publikë+ të Perëndisë, që shërbejnë vazhdimisht pikërisht për këtë qëllim. 7 Jepuni të gjithëve atë që u takon: taksën atij që kërkon taksën,+ haraçin atij që kërkon haraçin, frikë atij që e kërkon këtë frikë+ dhe nderim atij që e kërkon këtë nderim.+
8 Të mos i detyroheni askujt për asgjë,+ përveçse të doni njëri-tjetrin,+ sepse ai që do tjetrin, përmbush ligjin.+ 9 Sepse kodi ligjor: «Mos kryej kurorëshkelje,+ mos vrit,+ mos vidh,+ mos lakmo»+ dhe çdo urdhërim tjetër, përmblidhet në këto fjalë: «Duaje të afërmin tënd si veten.»+ 10 Dashuria+ nuk i bën keq të afërmit;+ prandaj dashuria është përmbushja e ligjit.+
11 Bëjeni këtë edhe ngaqë e dini në ç’periudhë jemi: tashmë është ora që të zgjoheni+ nga gjumi, sepse tani shpëtimi ynë është edhe më afër se kur u bëmë besimtarë.+ 12 Nata është thyer dhe dita+ është afruar. Prandaj, të zhveshim veprat që i përkasin errësirës+ dhe të veshim armët+ e dritës. 13 Të ecim si na ka hije,+ si ditën, jo në ahengje të shfrenuara e në dehje,+ jo në marrëdhënie seksuale të paligjshme dhe sjellje të shthurur,+ jo në konflikte+ e xhelozi. 14 Por vishuni me Zotërinë Jezu Krisht+ dhe mos bëni që më përpara plane për dëshirat e mishit.+