Eksodi
17 Tërë asambleja e bijve të Izraelit u nis nga shkretëtira e Sinit+ duke udhëtuar me etapa, sipas urdhrit të Jehovait,+ dhe e ngritën kampin në Refidim.+ Por atje populli nuk kishte ujë të pinte.
2 Prandaj, populli u grind me Moisiun dhe i thanë:+ «Na jep ujë të pimë.» Por Moisiu u tha: «Përse grindeni me mua? Përse vazhdoni ta vini në provë Jehovain?»+ 3 Atje populli pati etje dhe murmuriste kundër Moisiut: «Përse na nxore nga Egjipti, që të vdesim nga etja ne, bijtë tanë dhe bagëtitë tona?»+ 4 Së fundi, Moisiu i thirri Jehovait: «Ç’të bëj me këtë popull? Edhe pak dhe do të më vrasin me gurë!»+
5 Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Dil përpara popullit+ dhe merr me vete disa nga pleqtë e Izraelit, si dhe shkopin me të cilin godite lumin Nil.+ Mbaje në dorë dhe vazhdo të ecësh. 6 Unë do të qëndroj para teje atje, mbi shkëmbin në Horeb. Godite shkëmbin, dhe prej tij do të dalë ujë, që të pijë populli.»+ Prandaj, Moisiu bëri kështu në sy të pleqve të Izraelit. 7 Ai e quajti atë vend Masah+ dhe Meriba,+ sepse bijtë e Izraelit u grindën dhe e vunë në provë Jehovain,+ duke thënë: «A është Jehovai mes nesh, apo jo?»+
8 Pastaj, amalekitët+ vajtën të luftonin kundër Izraelit në Refidim.+ 9 Prandaj, Moisiu i tha Josiut:+ «Zgjidh disa burra, dhe dil+ e lufto kundër amalekitëve. Nesër do të zë vend në majë të kodrës, me shkopin e Perëndisë së vërtetë në dorë.»+ 10 Atëherë Josiu bëri ashtu siç i kishte thënë Moisiu,+ dhe doli të luftonte kundër amalekitëve. Kurse Moisiu, Aaroni dhe Huri+ u ngjitën në majë të kodrës.
11 Kur Moisiu ngrinte dorën lart, izraelitët kishin epërsi,+ por kur ai e ulte dorën, kishin epërsi amalekitët. 12 Kur duart e Moisiut u rënduan, ata morën një gur, ia vunë nën vete dhe ai u ul. Aaroni dhe Huri ia mbanin duart, njëri në këtë anë dhe tjetri në atë anë, kështu që duart e tij mbetën të ngritura lart, deri në perëndim të diellit. 13 Kështu, Josiu e mundi Amalekun dhe popullin e tij, e i shkoi në teh të shpatës.+
14 Jehovai i tha Moisiut: «Shkruaje këtë në libër që të kujtohet,+ dhe thuaji Josiut: ‘Unë do ta shuaj plotësisht kujtimin e Amalekut nën qiell.’»+ 15 Pastaj, Moisiu ndërtoi një altar, e quajti Jehova-Nisi, 16 dhe tha: «Meqë një dorë është ngritur kundër fronit+ të Jah,+ Jehovai do të jetë në luftë me Amalekun brez pas brezi.»+