Jobi
4 Hap një pus miniere larg vendeve ku banojnë njerëz,+
në vende të harruara ku nuk shkel këmba e njeriut.
Vdekatarët futen atje duke u kacavarur të lidhur me litar.
7 Ky është shtegu që s’e ka njohur asnjë zog grabitqar,+
dhe as e ka parë syri i hutës së zezë bishtgërshërë.+
8 Bishat e mëdha nuk e kanë shkelur,
luani i ri nuk ka kaluar mbi të.
9 Njeriu e ngre dorën kundër strallit,
dhe e përmbys malin nga themelet.
10 Brenda shkëmbinjve ai hap galeri që mbushen me ujë,+
syri i tij sheh gjithfarë gjërash të çmuara.
17 Ari dhe qelqi s’mund të krahasohen me të,
as mund të këmbehet me ndonjë enë prej ari të kulluar.
18 Koralet+ dhe kristali as që mund të zihen në gojë para saj.
Një torbë plot mençuri vlen shumë më tepër se një plot me margaritarë.+
22 Shkatërrimi dhe vdekja thonë:
‘Me veshët tanë dëgjuam të flitet për të.’
23 Veç Perëndia e ka kuptuar udhën e saj,+
dhe e di ku e ka vendin.
24 Sepse ai sheh deri në skajet e tokës,+
dhe vështron çdo gjë që gjendet poshtë qiejve,
dhe mat ujërat që t’i ndajë siç duhet.+
26 Kur vuri rregullat për shiun,+
dhe bëri një rrugë për renë e stuhishme që gjëmon,
27 atëherë ai pa mençurinë dhe na e tregoi;
ai e përgatiti dhe fund e krye e hetoi.