LIBRI I TRETË
(Psalmet 73 – 89)
Këngë e Asafit.+
73 Perëndia është vërtet i mirë me Izraelin, me ata që kanë zemër të pastër.+
2 Mirëpo mua, hapat gati m’u larguan nga udha,+
për pak më shkanë këmbët,+
3 sepse e kisha zili mburravecin,+
e kisha zili të ligun kur shihja paqen e tij;+
4 sepse ai nuk ka dhembje vdekjeje,+
e barku i ka vënë dhjamë.+
5 Nuk ka as telashet e vdekatarit+
e nuk plagoset në shpirt si njerëzit e tjerë.+
6 Prandaj, fodullëku e rrethon si gjerdan,+
dhuna e mbështjell si rrobë.+
7 Sytë i kanë kërcyer jashtë nga dhjami;+
i ka kaluar caqet e çdo përfytyrimi.+
8 Shpotit e flet për gjëra të këqija;+
tregon me fodullëk si u ha hakun të tjerëve.+
9 Fjalët e tij fodulle shkojnë deri në qiej,+
kurse gjuha i endet nëpër tokë.+
10 Prandaj ai i kthen njerëzit prapa,
ujëra me bollëk derdhen mbi të.
11 Ai thotë: «Si e ditka Perëndia?+
E ku di gjë Më i Larti?»+
12 Ja, kështu janë të ligjtë që janë gjithmonë rehat+
dhe që shtojnë pasuritë e tyre.+
13 Më kot, pra, e kam pastruar zemrën+
e i laj duart në pafajësi.+
14 Gjithë ditën e ditës jam i plagosur në shpirt,+
i qortuar mëngjes për mëngjes.+
15 Po të kisha thënë: «Do të flas edhe unë kështu»,
ja, me brezin e bijve të tu
do të kisha vepruar pabesisht.+
16 Vrisja mendjen që ta kuptoja këtë,+
por m’u duk e vështirë,
17 gjersa vajta në shenjtëroren e madhërishme të Perëndisë.+
Doja të dija ç’e ardhme i priste.+
18 Ti i vë në vende të rrëshqitshme,+
bën që ata të shkojnë drejt rrënimit.+
19 Të gjithë të shtangur seç i lanë në një çast!+
Oh, si u erdhi fundi! Si u zhdukën nga tmerret e papritura!
20 Si mbaron ëndrra, pasi zgjohesh, ashtu edhe ti, o Jehova,+
kur të ngrihesh, do të përbuzësh figurën e tyre.+
21 Se zemra më ishte vrerosur,+
e në veshka kisha dhembje therëse,+
22 isha i paarsyeshëm, dhe këto as që i mendoja;+
në sytë e tu isha bërë krejt si kafshët.+
23 Por unë jam gjithmonë me ty,+
ti më ke kapur nga dora e djathtë.+
24 Me këshillën tënde do të më prish,+
e pastaj do të më çosh drejt lavdisë.+
25 Kë tjetër kam unë në qiell?+
Veç teje, s’kam tjetër kënaqësi mbi dhé.+
26 Trupi dhe zemra më janë ligështuar.+
Perëndia është shkëmbi i zemrës sime dhe trashëgimia ime për tërë jetën.+
27 Ata që qëndrojnë larg teje, do të vdesin.+
Ti do ta shfarosësh atë që të kthen krahët pabesisht.+
28 Por për mua, është gjë e mirë që t’i afrohem Perëndisë.+
Zotërinë Sovran Jehova e kam bërë strehën time,+
që të shpall tërë veprat e tij.+