Amosi
1 Fjalët e Amosit, një bariu delesh nga Tekoa.+ Vegimet që pa ai lidhur me Izraelin+ në ditët e Uziahut,+ mbretit të Judës, dhe në ditët e Jeroboamit,+ birit të Joashit,+ mbretit të Izraelit, dy vjet para se të binte tërmeti.+ 2 Ai tha:
«Jehovai do të ulërijë si luan nga Sioni+ dhe zëri i tij do të gjëmojë nga Jerusalemi.+ Kullotat e barinjve do të mbajnë zi dhe kreshta e Karmelit do të thahet.+
3 Kështu thotë Jehovai: ‘Për tri rebelimet e Damaskut,+ madje për katër, unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi, sepse ai e shiu Galaadin+ me shirëse hekuri. 4 Prandaj do të dërgoj zjarr+ në shtëpinë e Hazaelit,+ dhe ai do të përpijë kullat e Ben-Hadadit.+ 5 Do të thyej shulat e Damaskut.+ Do të shfaros banorët në Bikat-Aven dhe atë që mban skeptrin në Beth-Eden. Populli i Sirisë do të mërgojë në Kir,’+—thotë Jehovai.
6 Kështu thotë Jehovai: ‘Për tri rebelimet e Gazës,+ madje për katër, unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi, sepse ajo mori një grup të tërë robërish+ dhe ia dorëzoi Edomit.+ 7 Prandaj do të dërgoj një zjarr në muret e Gazës,+ dhe ai do të përpijë kullat e saj. 8 Do të shfaros banorët në Ashdod+ dhe atë që mban skeptrin në Ashkelon.+ Do ta kthej dorën+ kundër Ekronit+ dhe filistinët e mbetur do të zhduken’,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
9 Kështu thotë Jehovai: ‘Për tri rebelimet e Tirit,+ madje për katër, unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi, sepse ai i dorëzoi Edomit një grup të tërë robërish dhe sepse nuk e kujtoi besëlidhjen e vëllazërisë.+ 10 Prandaj do të dërgoj një zjarr në muret e Tirit dhe ai do të përpijë kullat e tij.’+
11 Kështu thotë Jehovai: ‘Për tri rebelimet e Edomit,+ madje për katër, unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi, sepse ai e ndoqi të vëllanë me shpatë,+ pa pikë mëshire,+ dhe nga zemërimi e shqyen prenë e tij pareshtur. Ai e ruan zemërimin e tij të furishëm përjetë.+ 12 Prandaj do të dërgoj një zjarr në Teman+ dhe ai do të përpijë kullat e Bozrahut.’+
13 Kështu thotë Jehovai: ‘Për tri rebelimet e bijve të Amonit,+ madje për katër, unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi,+ sepse ata u çanë barkun grave shtatzëna të Galaadit, që të zgjeronin territoret e tyre.+ 14 Prandaj do t’u vë zjarrin mureve të Rabahut,+ dhe ai do të përpijë kullat e tij, mes kushtrimit për luftë në ditën e betejës, mes furtunës në një ditë me erë shtrëngate.+ 15 Mbreti i tyre do të çohet në mërgim bashkë me princat e tij’,+—thotë Jehovai.