Jeremia
50 Fjala që tha Jehovai për Babiloninë,+ vendin e kaldeasve,+ nëpërmjet profetit Jeremia: 2 «Tregojeni mes kombeve dhe shpalleni.+ Ngrini një sinjal,+ shpalleni. Mos fshihni asgjë. Thoni: ‘Babilonia është pushtuar.+ Beli është turpëruar.+ Merodaku është tmerruar. Shëmbëlltyrat e saj janë turpëruar.+ Idhujt e saj të pështirë* janë tmerruar.’ 3 Sepse kundër saj ka ardhur një komb nga veriu.+ Ai është kombi që e bën vendin e saj për të ngjallur habi, dhe askush nuk banon në të.+ Njerëz e kafshë bashkë ia kanë mbathur,+ kanë ikur larg.+
4 Në ato ditë dhe në atë kohë,+—thotë Jehovai,—bijtë e Izraelit do të vijnë bashkë me bijtë e Judës.+ Ata do të ecin duke qarë+ dhe do të kërkojnë Jehovain, Perëndinë e tyre.+ 5 Do të pyesin për rrugën që të çon në Sion, me fytyrat të kthyera në atë drejtim,+ e do të thonë: ‘Ejani, dhe le të lidhim me Jehovain një besëlidhje të përjetshme që nuk do të harrohet.’+ 6 Populli im është bërë si një kope me dele, që po marrin fund.+ Barinjtë e tyre i kanë bërë të shkojnë andej-këtej.+ I kanë bërë të enden nëpër male.+ Ato kanë shkuar sa në mal në kodër dhe e kanë harruar vendin e prehjes.+ 7 Ata që i gjetën, i përpinë,+ dhe kundërshtarët thanë:+ ‘Ne nuk do të bëhemi me faj,+ sepse ato kanë mëkatuar kundër Jehovait, vatrës së drejtësisë,+ dhe kundër shpresës së paraardhësve të tyre,+ Jehovait.’
8 Mbathjani nga Babilonia dhe dilni nga vendi i kaldeasve,+ e bëhuni si cjeptë e këmborës para kopesë.+ 9 Se unë do të ngre e do të sjell kundër Babilonisë një grup kombesh të mëdha nga vendi i veriut,+ dhe ato do të rreshtohen kundër saj.+ Që andej do të pushtohet.+ Shigjetat e tyre janë si ato të një burri të fuqishëm, që i lënë prindërit pa fëmijë dhe nuk kthehen mbrapsht pa bërë gjë.+ 10 Kaldea do të bëhet plaçkë.+ Tërë ata që do ta plaçkitin, do të kënaqen,+—thotë Jehovai.
11 Ju u gëzuat,+ u ngazëlluat kur zhvatët trashëgiminë time.+ Rrahët dheun me thundra si mëshqerra në bar të njomë,+ dhe hingëllitë si hamshorë.+ 12 Nëna juaj është turpëruar shumë.+ Ajo që ju lindi, është zhgënjyer.+ Ja, nga kombet është më pak e rëndësishmja, një shkretëtirë pa ujë dhe një rrafshinë e shkretë.+ 13 Për shkak të indinjatës së Jehovait, ajo nuk do të banohet më+ dhe do të bëhet e tëra një shkreti.+ Kushdo që do të kalojë nëpër Babiloni, do t’ia ngulë sytë i befasuar e do të fërshëllejë për të gjitha plagët e saj.+
14 Rreshtohuni kundër Babilonisë nga çdo anë,+ të gjithë ju që tendosni harkun.+ Qëlloni mbi të.+ Mos kurseni asnjë shigjetë, sepse ajo ka mëkatuar kundër Jehovait.+ 15 Lëshoni një britmë lufte kundër saj nga çdo anë.+ Ajo është dorëzuar.+ Shtyllat e saj kanë rënë, muret janë shembur.+ Kjo është hakmarrja e Jehovait.+ Merrni hak ndaj saj. Veproni me të, siç ka vepruar ajo me të tjerët.+ 16 Shfarosni nga Babilonia mbjellësin+ dhe atë që përdor draprin në kohën e korrjes. Për shkak të shpatës mizore, ata do të kthehen secili te populli i vet, dhe do të ikin secili në vendin e vet.+
17 Izraeli është si dele e humbur.+ Atë e kanë shpërndarë luanët.+ Herën e parë e gllabëroi mbreti i Asirisë,+ dhe këtë herë ia breu kockat Nabukodrezari, mbreti i Babilonisë.+ 18 Prandaj, kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Unë do ta drejtoj vëmendjen kundër mbretit të Babilonisë dhe kundër vendit të tij, po ashtu si e drejtova vëmendjen kundër mbretit të Asirisë.+ 19 Do ta kthej Izraelin në kullotën e vet,+ dhe ai do të kullotë në Karmel+ e në Bashan,+ dhe shpirti i tij do të ngopet në rajonin malor të Efraimit+ e të Galaadit.+
20 Në ato ditë dhe në atë kohë,+—thotë Jehovai,—do të kërkojnë fajin e Izraelit,+ por nuk do ta gjejnë. Do të kërkojnë fajet e Judës,+ por nuk do të gjenden, sepse do t’i fal ata që do t’i lë të mbeten.+
21 Eja kundër vendit të Merataimit, eja kundër tij+ dhe kundër banorëve të Pekodit.+ Le t’u ndodhë një masakër dhe një shfarosje,—thotë Jehovai,—dhe bëj tamam si të urdhëroj unë.+ 22 Në vend dëgjohet zhurma e luftës dhe një shembje e madhe.+ 23 Oh, si ka rënë, dhe është thyer+ çekani i farkëtarit+ i gjithë tokës! Oh, si është bërë Babilonia për të ngjallur habi mes kombeve!+ 24 Unë të ngrita një lak e të zuri pa e marrë vesh fare, o Babiloni!+ Të gjetën dhe të kapën, sepse iu kundërvure Jehovait.+
25 Jehovai ka hapur depon e vet dhe po nxjerr armët e dënimit.+ Sepse Zotëria Sovran,+ Jehovai i ushtrive, ka punë me vendin e kaldeasve.+ 26 Hyni në të nga visi më i largët.+ Hapjani grunarët.+ Mblidheni siç bëhen pirgjet+ dhe shkatërrojeni.+ Le të mos i mbetet askush.+ 27 Masakroja gjithë demat e rinj.+ Le të shemben përdhe në thertore.+ Mjerë ata, sepse erdhi dita e tyre, erdhi koha që të drejtohet vëmendja kundër tyre!+
28 Dëgjohet zëri i atyre që po ikin e po ia mbathin nga Babilonia,+ për të shpallur në Sion hakmarrjen e Jehovait, Perëndisë tonë,+ hakmarrjen për tempullin e tij.+
29 Thërritni kundër Babilonisë harkëtarët, të gjithë ata që tendosin harkun.+ Fushoni rreth e qark saj. Të mos shpëtojë askush.+ Shpaguajani sipas veprës së saj.+ Veproni me të, tamam siç ka vepruar ajo me të tjerët.+ Sepse ajo ka vepruar me arrogancë* kundër Jehovait, kundër të Shenjtit të Izraelit.+ 30 Prandaj të rinjtë do t’i bien në sheshe,+ dhe tërë luftëtarët e saj do të marrin fund,+—thotë Jehovai.
31 Ja, unë jam kundër teje,+ o Arrogancë,+—thotë Zotëria Sovran,+ Jehovai i ushtrive,—sepse dita jote do të vijë, po, koha kur të drejtoj vëmendjen kundër teje. 32 Arroganca do të pengohet dhe do të bjerë.+ Nuk do të ketë askënd që ta ngrejë.+ E unë do t’u vë zjarrin qyteteve të saj, dhe ai do t’ia gllabërojë gjithë rrethinat.’+
33 Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Po i shtypin bashkë bijtë e Izraelit dhe bijtë e Judës. Tërë ata që i marrin rob, i kanë mbërthyer+ dhe nuk i lënë të ikin.+ 34 Megjithatë Riblerësi i tyre është i fortë,+ emri i tij është Jehova i ushtrive.+ Ai do ta mbrojë patjetër çështjen e tyre ligjore,+ që t’i japë prehje vendit+ dhe të trazojë banorët e Babilonisë.+
35 Do të vijë një shpatë kundër kaldeasve,+—thotë Jehovai,—kundër banorëve të Babilonisë,+ kundër princave+ dhe kundër të mençurve të saj.+ 36 Do të vijë një shpatë kundër atyre që thonë fjalë boshe,+ dhe ata do të veprojnë pa mend.+ Do të vijë një shpatë kundër burrave të fuqishëm,+ dhe ata do të tmerrohen.+ 37 Do të vijë një shpatë kundër kuajve të tyre,+ kundër karrocave të luftës dhe kundër tërë turmës së përzier që është në mes të saj,+ e ata do të bëhen si gratë.+ Do të vijë një shpatë kundër thesareve të saj,+ dhe ato do të plaçkiten. 38 Do të vijë një shkretim mbi vendet me ujë, dhe ato do të thahen.+ Sepse është një vend me shëmbëlltyra të gdhendura+ dhe për shkak të vegimeve të tyre të lemerishme, ata veprojnë si të çmendur. 39 Prandaj kafshët e vendeve pa ujë do të banojnë me kafshët që ulërijnë, dhe në të do të banojnë strucët.+ Ajo nuk do të banohet më kurrë, dhe për të s’do të ketë më vend brez pas brezi.+
40 Ashtu siç e përmbysi Perëndia Sodomën, Gomorrën+ dhe qytetet e saj fqinje,+—thotë Jehovai,—po ashtu atje nuk do të banojë asnjeri, dhe asnjë bir njeriu nuk do të banojë në të si i ardhur.+
41 Ja, një popull po vjen nga veriu, dhe një komb i madh+ e mbretër të mëdhenj+ do të ngrihen nga viset më të largëta të tokës.+ 42 Ata përdorin harkun dhe ushtën.+ Janë mizorë dhe nuk do të kenë aspak mëshirë.+ Zhurma e tyre është si deti që gjëmon,+ dhe ata do të kalërojnë kuaj,+ të rreshtuar si një njeri i vetëm për luftë kundër teje, o bijë e Babilonisë.+
43 Mbreti i Babilonisë ka dëgjuar lajmin për ta+ dhe e ka lëshuar zemra.*+ Ka ankth. Atë e kanë zënë dhembje të forta si gruaja që lind.+
44 Ja, dikush do të vijë si një luan nga shkurrnajat krenare përgjatë Jordanit për te vatha e përhershme,+ dhe në një çast do t’i bëj ata që t’ia mbathin që aty.+ Mbi të do të caktoj atë që e kam zgjedhur unë.+ Sepse kush është si unë,+ dhe kush do të më sfidojë?+ Cili bari pra, mund të qëndrojë para meje?+ 45 Prandaj dëgjoni vendimin+ që Jehovai ka shpallur kundër Babilonisë+ dhe mendimet që ka bluar kundër vendit të kaldeasve:+ të vegjlit e kopesë do të tërhiqen zvarrë,+ dhe vendbanimin e tyre ai do ta shkretojë,+ për shkak të atyre. 46 Nga zhurma e pushtimit të Babilonisë, toka do të dridhet+ dhe mes kombeve do të dëgjohet një klithmë.’+