Proverbat
1 Proverbat+ e Solomonit,+ birit të Davidit,+ mbretit të Izraelit,+ 2 që njeriu të njohë mençurinë+ dhe disiplinën,+ të dallojë fjalët e kuptueshmërisë,+ 3 të marrë disiplinën+ që të jep gjykim të thellë,+ drejtësi,+ urtësi+ dhe ndershmëri,+ 4 që t’u japë të papërvojëve mendjehollësi,+ të rinjve njohuri+ dhe aftësi për të menduar.+
5 Njeriu i mençur do të dëgjojë e do të marrë më shumë mësim,+ dhe njeriu me kuptueshmëri përfiton nga drejtimi i aftë që i japin të tjerët,+ 6 për të kuptuar një proverb dhe një thënie enigmatike,+ fjalët e njerëzve të mençur+ dhe gjëegjëzat+ e tyre.
7 Të kesh frikë nga Jehovai është hapi i parë* drejt njohurisë.+ Të marrët e përbuzin mençurinë dhe disiplinën.+
8 Dëgjoje, o biri im, disiplinën e atit tënd+ dhe mos e braktis ligjin e nënës sate.+ 9 Sepse janë një kurorë nuri për kokën tënde+ dhe një varëse e shkëlqyer për qafën tënde.+
10 Biri im, në u përpjekshin mëkatarët të të joshin, mos prano.+ 11 Në të thënçin: «Eja me ne. Le të ngremë pritë për të derdhur gjak.+ Le t’u ngremë grackë pa shkak njerëzve të pafaj.+ 12 T’i gëlltitim të gjallë,+ posi Sheoli,*+ tërësisht, posi ata që janë në gropë.+ 13 Të gjejmë çdo lloj sendi të çmuar.+ T’i mbushim shtëpitë tona me plaçkë.+ 14 Lidhe shortin tënd me ne. Le të kemi të gjithë një torbë të vetme»,+ 15 ti, biri im, mos shko udhës me ta.+ Mbaje këmbën tënde larg rrugës së tyre.+ 16 Sepse këmbët e tyre vrapojnë drejt së keqes+ dhe ata vazhdimisht nxitojnë të derdhin gjak.+ 17 Sepse më kot shtrihet rrjeta para syve të çdo krijese me krahë.+ 18 Për pasojë, këta i ngrenë grackë vetë gjakut të tyre;+ u ngrenë grackë shpirtrave+ të tyre. 19 Kështu janë shtigjet e kujtdo që nxjerr përfitim të padrejtë.+ Ai ia merr shpirtin të zotit.+
20 Mençuria+ e vërtetë bërtet fort rrugës.+ Në sheshe e lëshon zërin e saj.+ 21 Ajo thërret në krye të rrugëve të zhurmshme.+ Fjalët e saj i thotë në hyrjet e portave të qytetit:+
22 «Deri kur, o të papërvojë, do ta doni mungesën e përvojës?+ Deri kur, o tallës, do të dëshironi të tallni haptazi?+ Deri kur, o budallenj, do ta urreni njohurinë?+ 23 Kthehuni kur t’ju qortoj+ unë. Atëherë do të bëj që fryma ime të gurgullojë për ju;+ do t’ju bëj të njohura fjalët e mia.+ 24 Meqë unë thërras, por ju më hidhni poshtë,+ e shtrij dorën time, por s’ka njeri që të kushtojë vëmendje+ 25 dhe meqë ju e lini pas dore gjithë këshillën time+ e nuk e pranoni qortimin tim,+ 26 edhe unë, nga ana ime, do të qesh me katastrofën tuaj,+ do t’ju vë në lojë, kur të vijë ajo që ju tmerron,+ 27 kur ajo që ju tmerron të vijë si një shtrëngatë dhe katastrofa juaj të vijë si një erë shtrëngate,+ kur të vijnë mbi ju vuajtje dhe kohë të vështira.+ 28 Atëherë ata do të më thërrasin, por s’do të përgjigjem,+ do të më kërkojnë, por s’do të më gjejnë,+ 29 sepse e urryen njohurinë+ dhe nuk zgjodhën frikën nga Jehovai.+ 30 Nuk e pranuan këshillën time+ dhe gjithë qortimin tim e përbuzën.+ 31 E pra, ata do të hanë frytet e udhës së tyre+ e do të ngopen me planet e tyre.+ 32 Sepse rebelimi+ i të papërvojëve do t’i vrasë+ dhe moskokëçarja e budallenjve do t’i shkatërrojë.+ 33 Ai që më dëgjon, do të banojë i sigurt+ dhe i patrazuar nga tmerri i gjëmës.»+