Proverbat
22 Më mirë të bësh një emër të mirë, se pasuri të bollshme.+ Hiri është më i mirë edhe se argjendi dhe ari.+
2 I pasuri dhe i vobekti janë ballë për ballë.+ Bërësi i të gjithëve është Jehovai.+
3 Mendjehollë është ai që e sheh të keqen dhe fshihet,+ kurse i papërvoji shkon tutje dhe vuan pasojat.+
4 Fryti i përulësisë dhe frika nga Jehovai është pasuri, lavdi dhe jetë.+
5 Gjemba e gracka ka në udhën e dredharakut.+ Kush e ruan shpirtin e tij, qëndron larg tyre.+
6 Stërvite djalin në udhën e drejtë.+ Edhe kur të plaket, nuk do të largohet prej saj.+
7 I pasuri sundon mbi të vobektët,+ dhe huamarrësi është shërbëtor i huadhënësit.+
8 Kush mbjell padrejtësi, do të korrë të këqija+ dhe shkopi i furisë së tij do të marrë fund.+
9 Kush ka sy dashamirës, do të bekohet, sepse nga ushqimi i tij i ka dhënë të varfrit.+
10 Përzëre tallësin, që të ikë grindja e të pushojë beteja ligjore dhe çnderimi.+
11 Kush e do pastërtinë e zemrës+ dhe ka hir në buzët e tij, do të ketë shok mbretin.+
12 Sytë e Jehovait e ruajnë njohurinë,+ por ai i përmbys fjalët e të pabesit.+
13 Përtaci thotë:+ «Jashtë ka një luan!+ Do të më vrasë në mes të sheshit!»
14 Gropë e thellë është goja e grave imorale.*+ Në të do të bjerë ai që është dënuar nga Jehovai.+
15 Marrëzia është e lidhur me zemrën e një djali+ dhe shkopi i disiplinës do ta largojë atë tutje nga ai.+
16 Atë që i ha hakun të varfrit për të shtuar pasurinë e tij+ dhe atë që i jep të pasurit, me siguri e pret skamja.+
17 Ktheje veshin dhe dëgjoji fjalët e të mençurve,+ që t’ia kushtosh zemrën njohurisë+ sime. 18 Sepse është kënaqësi t’i mbash ato në zemër,+ që të jenë të gjitha gati në buzët e tua.+
19 Që siguria jote të jetë te Jehovai,+ unë të kam dhënë sot njohuri.
20 A nuk të kam shkruar më parë me këshilla dhe njohuri,+ 21 që të të tregoja se sa të besueshme janë këto fjalë të vërteta, në mënyrë që t’i përgjigjesh me fjalë të vërteta atij që të dërgon?+
22 Mos e grabit të përvuajturin ngaqë është i përvuajtur+ dhe mos e dërrmo të munduarin te porta.+ 23 Sepse çështjen e tyre do ta mbrojë vetë Jehovai+ dhe ai ka për t’ua marrë shpirtin atyre që i grabitin ata.+
24 Mos ki shoqëri me njeriun zemërak,+ dhe mos u përziej me njeriun që ka shpërthime zemërimi, 25 që të mos mësohesh me shtigjet e tyre dhe t’i vësh lak shpirtit tënd.+
26 Mos u bëj si ata që shtrëngojnë duart në shenjë marrëveshjeje,+ si ata që dalin garant për hua.+ 27 Në mos paç asgjë për të paguar, përse të ta marrë shtratin që ke nën vete?
28 Mos e shtyj kufirin që është vënë kohë më parë nga paraardhësit e tu.+
29 A ke parë një njeri të zotin në punën e tij? Ai do të zërë vend para mbretërve+ dhe jo para njerëzve të zakonshëm.