Proverbat
25 Edhe këto janë proverba të Solomonit,+ të cilat i mblodhën njerëzit e Hezekisë, mbretit të Judës:+
2 Lavdia e Perëndisë është ta mbajë të fshehtë një çështje,+ ndërsa lavdia e mbretërve është ta hetojnë fund e krye çështjen.+
3 Lartësia e qiejve,+ thellësia e tokës+ dhe zemra e mbretërve janë të pahetueshme.+
4 Hiqja zgjyrën argjendit, dhe do të dalë i tëri i rafinuar.+
5 Hiqe të ligun nga prania e mbretit,+ dhe froni i tij do të bëhet i patundur nga drejtësia.+
6 Mos ndero veten para mbretit+ dhe mos qëndro në vendin e të mëdhenjve.+ 7 Sepse është më mirë që ai të të thotë: «Ngjitu këtu»,+ sesa të të poshtërojë në sy të fisnikut.*+
8 Mos dil me ngut për të ngritur një çështje ligjore, sepse ç’do të bësh pastaj në fund, kur i afërmi yt të të turpërojë?+ 9 Mbroje çështjen që ke me të afërmin tënd,+ dhe mos e zbulo bisedën që një tjetër e ka bërë me ty në mirëbesim,+ 10 që kush të dëgjojë, të mos të turpërojë dhe fjalët e tua të këqija të mos kujtohen më.
11 Një fjalë e thënë në kohën e duhur është si mollët e arta në gdhendje argjendi.+
12 Kush qorton me mençuri, është si një vath i artë dhe si një zbukurim floriri për veshin që e dëgjon.+
13 Porsi freskia e borës+ ditën e korrjes, është i dërguari i besueshëm për ata që e dërgojnë, sepse ripërtërin shpirtin e zotërinjve të tij.+
14 Njeriu që mburret për një dhuratë të rreme, është si re dhe erë pa shi.+
15 Me durim i mbushet mendja një komandanti, dhe gjuha e butë mund të thyejë kocka.+
16 Në rast se gjen mjaltë,+ ha aq sa të mjafton, që të mos velesh e ta vjellësh.+
17 Këmba jote të shkelë rrallë në shtëpinë e të afërmit tënd, që atij të mos i vijë në majë të hundës e të të urrejë.
18 Njeriu që dëshmon kundër një tjetri si dëshmitar i rremë, është si topuz, si shpatë dhe si shigjetë e mprehtë.+
19 Si një dhëmb i thyer dhe si një këmbë e çalë është besimi te një njeri i pabesë ditën e ankthit.+
20 Kush i heq rrobat në një ditë të ftohtë, është si uthulla mbi alkal dhe si një këngëtar që i këndon një zemre të zymtë.+
21 Nëse ai që të urren është i uritur, jepi bukë të hajë, dhe nëse është i etur, jepi ujë të pijë.+ 22 Sepse kështu grumbullon thëngjij mbi kokën e tij,+ dhe Jehovai do të të shpërblejë.+
23 Era e veriut sjell si me dhembje lindjeje një rrebesh,+ kurse gjuha që kallëzon një të fshehtë, ia skuq faqen të zotit.+
24 Më mirë të banosh në qoshe të tarracës, se në të njëjtën shtëpi me një grua që ndez grindje.+
25 Si uji i ftohtë për një shpirt të lodhur,+ është lajmi i mirë nga një vend i largët.+
26 Si një krua i ndotur dhe si një pus i prishur është i drejti, kur lëkundet para të ligut.+
27 Nuk është mirë të hash tepër mjaltë.+ Mos është, vallë, lavdi për njerëzit të kërkojnë lavdinë e vetes?+
28 Njeriu që nuk e mban nën fre frymën e tij,+ është si një qytet me mure të çara.