1 Samuelit
2 Atëherë Hana filloi të lutej+ dhe të thoshte:
«Zemra ime ngazëllon falë Jehovait,+
briri* im është lartësuar falë Jehovait.+
Goja ime është hapur kundër armiqve të mi,
sepse gëzoj për shpëtimin që vjen nga ti.+
3 O njerëz, mos vazhdoni të flitni me kaq fodullëk,
nga goja juaj mos daltë asgjë e pafre,+
sepse Jehovai është Perëndi i njohurisë+
dhe ai u bën vlerësimin e duhur veprave!+
5 Të ngopurit duhet të pajtohen në punë për bukë,+
por të uriturit s’kanë më uri.+
Edhe shterpa ka lindur shtatë,+
por ajo që ishte plot me bij, është ligur.+
8 Ai e ngre të përvuajturin nga pluhuri+
dhe të varfrin nga gropa e hirit,+
që t’i ulë me fisnikët, dhe u jep një fron lavdie.+
Sepse shtyllat e tokës+ i përkasin Jehovait
dhe mbi to ai vë botën.
9 Ai ruan këmbët e besnikëve të vet,+
kurse të ligjtë mbeten të heshtur në errësirë,+
sepse epërsia e njeriut nuk varet nga fuqia.+
10 Ata që ndeshen me Jehovain, do të tmerrohen;+
kundër tyre ai do të gjëmojë në qiej.+
Vetë Jehovai do t’i gjykojë njerëzit deri në skajet e tokës,+
që t’i japë forcë mbretit të vet,+
që të lartësojë bririn e të mirosurit të tij.»+
11 Pastaj Elkanahu shkoi në shtëpinë e tij në Ramah, kurse djali u bë shërbëtor+ i Jehovait në prani të priftit Eli.
12 Mirëpo bijtë e Eliut ishin njerëz pa pikë vlere,+ që s’donin t’ia dinin për Jehovain.+ 13 Kur ishte fjala për të marrë atë që u takonte nga populli,+ priftërinjtë vepronin kështu: sa herë që dikush paraqiste një flijim, një shërbëtor i priftit vinte me pirunin tredhëmbësh në dorë pikërisht kur mishi ishte duke zier+ 14 dhe e fuste në tenxhere, në kazan, në kusi ose në vorbë. Çfarëdo që të tërhiqte piruni, prifti e merrte për vete. Kështu bënin ata në Shiloh me të gjithë izraelitët që shkonin atje.+ 15 Veç kësaj, edhe përpara se ta vinin dhjamin të digjej,+ një shërbëtor i priftit shkonte dhe i thoshte atij që bënte flijimin: «Më jep ca mish për ta pjekur për priftin, që ai të mos marrë nga ti mish të zier, por të gjallë.»+ 16 Kur ky njeri i thoshte: «Të digjet më parë dhjami,+ pastaj merr për vete çfarë të të dojë shpirti»,+ ai ia kthente: «Jo, ma jep tani, përndryshe do të ta marr me forcë!»+ 17 Kështu, mëkati i shërbëtorëve ishte shumë i madh përpara Jehovait,+ sepse këta burra e përbuznin blatimin e Jehovait.+
18 Ndërkohë djaloshi Samuel shërbente+ përpara Jehovait. Ai mbante veshur një efod* liri.+ 19 E ëma i bënte një petk të vogël pa mëngë dhe ia çonte vit për vit, kur ngjitej bashkë me burrin për të bërë flijimin vjetor.+ 20 Eliu e bekoi+ Elkanahun dhe gruan e tij: «Jehovai të dhëntë një pasardhës nga kjo grua në vend të atij që i dhatë hua Jehovait!»+ Pastaj ata u kthyen në vendin e tyre. 21 Jehovait i erdhi keq për Hanën,+ kështu që ajo mbeti shtatzënë dhe lindi tre bij e dy bija.+ Ndërkaq djaloshi Samuel rritej me Jehovain.+
22 Tani, Eliu ishte shumë i moshuar dhe kishte dëgjuar+ për tërë ato që vazhdonin t’i bënin bijtë e tij+ gjithë Izraelit, si dhe që shkonin me gratë+ që shërbenin në hyrjen e tendës së takimit.+ 23 Ai u thoshte:+ «Pse vazhdoni të bëni gjëra të tilla?+ Sepse gjërat që po dëgjoj për ju nga tërë populli, janë të këqija.+ 24 Jo,+ bijtë e mi, sepse zërat që po dëgjoj, që po qarkullojnë mes popullit të Jehovait, nuk janë të mirë.+ 25 Në mëkatoftë njeriu kundër njeriut,+ Perëndia do të ndërmjetësojë për të,+ por në mëkatoftë njeriu kundër Jehovait,+ kush do të lutet për të?»+ Megjithatë, ata nuk e dëgjonin zërin e të atit,+ sepse tani Jehovait i pëlqente që ata të vdisnin.+ 26 Ndërkohë, djaloshi Samuel rritej dhe fitonte pëlqimin e Jehovait dhe të njerëzve.+
27 Një njeri i Perëndisë+ vajti tek Eliu dhe i tha: «Kështu thotë Jehovai: “A nuk iu zbulova atyre të shtëpisë së paraardhësit tënd, kur ata ndodheshin në Egjipt si skllevër të shtëpisë së faraonit?+ 28 E unë e zgjodha nga të gjitha fiset e Izraelit+ për të shërbyer si prift dhe për t’u ngjitur në altarin tim,+ për ta ngritur lart si shtëllungë tymin e blatimit, për të sjellë një efod përpara meje, që unë t’i jepja shtëpisë së paraardhësit tënd të gjitha blatimet e bëra me zjarr nga bijtë e Izraelit.+ 29 Pse vazhdoni t’i shkelni me këmbë flijimin+ dhe blatimin që urdhërova të bëhen në banesën time?+ Pse vazhdon t’i nderosh bijtë e tu më shumë se mua, duke u majmur+ me më të mirën e çdo blatimi të Izraelit, popullit tim?+
30 Prandaj kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Vërtet thashë se shtëpia jote dhe ajo e paraardhësit tënd do të ecin përpara meje përjetë’,+ por tani Jehovai thotë: ‘Kjo nuk më shkon kurrë nëpër mend, sepse unë do të nderoj+ ata që më nderojnë,+ kurse ata që më përbuzin, do të kenë pak rëndësi.’+ 31 Ja, po vijnë ditët kur me siguri do ta pres krahun tënd dhe krahun e shtëpisë së paraardhësit tënd, kështu që në shtëpinë tënde nuk do të ketë as edhe një të moshuar.+ 32 Mes gjithë së mirës që i është bërë Izraelit,+ ti do të vështrosh një kundërshtar në banesën time, dhe në shtëpinë tënde nuk do të ketë kurrë as edhe një të moshuar. 33 E megjithatë, një burrë nga të tutë nuk do ta shfaros nga altari im, që ty të të lënë sytë dhe të të liget shpirti, por pjesa më e madhe e atyre të shtëpisë sate do të vdesin nga shpata e njerëzve.+ 34 Shenja për ty është ajo që do t’u ndodhë dy bijve të tu, Hofnit dhe Finehasit:+ që të dy do të vdesin brenda një dite.+ 35 Unë do të nxjerr për vete një prift të besueshëm.+ Ai do të veprojë në përputhje me atë që është në zemrën e në shpirtin tim. Unë do t’i ndërtoj një shtëpi të qëndrueshme, dhe ai do të ecë gjithmonë përpara të mirosurit+ tim. 36 Do të ndodhë kështu: kushdo që do të mbetet+ në shtëpinë tënde, do të vijë e do të përkulet para tij për një pagë dhe për një copë bukë e do të thotë: ‘Vërmë, të lutem, në njërin nga funksionet priftërore, që të ha një kafshatë bukë.’”»+