Psalm i Davidit. Këngë.
24 Jehovait i përket toka dhe çdo gjë që është në të,+
vendi dhe të gjithë ata që banojnë në të.+
2 Sepse ai ia ka vënë themelet mbi dete+
dhe e ka vendosur patundshmërisht+ mbi lumenjtë.
3 Kush mund të ngjitet në malin e Jehovait?+
Kush mund të shkojë në vendin e tij të shenjtë?+
4 «Ai që i ka duart pa faj dhe zemrën të pastër,+
ai që nuk e çon shpirtin Tim drejt kotësisë+
dhe nuk bën betime të rreme.»+
5 Ai do të marrë bekimin nga Jehovai+
dhe do të jetë i drejtë para Perëndisë së tij të shpëtimit.+
6 Ky është brezi i atyre që e kërkojnë Perëndinë,
i atyre që kërkojnë pëlqimin tënd, o Perëndi i Jakobit.+ Selah.
7 —Lartojeni kokën, o porta,+
ngrihuni, o hyrje shumë të hershme,+
që të hyjë Mbreti i lavdishëm!+
8 —Kush është ky Mbret i lavdishëm?+
—Jehovai i fortë e i fuqishëm,+
Jehovai i fuqishëm në betejë.+
9 —Lartojeni kokën, o porta,+
po, ngrijeni kokën, o hyrje shumë të hershme,
që të hyjë Mbreti i lavdishëm!+
10 —Kush është, pra, Mbreti i lavdishëm?
—Jehovai i ushtrive, ai është Mbreti i lavdishëm.+ Selah.