Proverbat
27 Mos u mburr për të nesërmen,+ sepse nuk e di se ç’do të sjellë dita.+
2 Le të të lëvdojë një i panjohur, dhe jo goja jote. Le ta bëjë këtë një i huaj, dhe jo buzët e tua.+
3 Më i rëndë se guri dhe më i rëndë se një ngarkesë me rërë+ është acarimi që vjen nga një i marrë.+
4 Tërbimi është mizor dhe zemërimi si një vërshim ujërash,+ por kush mund t’i bëjë ballë xhelozisë?+
5 Më mirë një qortim i hapur,+ se një dashuri e fshehur.
6 Plagët e shkaktuara nga ai që të do, janë të besueshme,+ kurse atij që të urren, duhet t’i përgjërohesh që të të puthë.+
7 Shpirti i ngopur e shkel mjaltin e hojeve, por për shpirtin e uritur çdo gjë e hidhur është e ëmbël.+
8 Si një zog që mërgon nga foleja,+ është ai që mërgon nga vendi i tij.+
9 Vaji dhe temjani+ e gëzojnë zemrën, po kështu edhe ëmbëlsia e një shoku që të këshillon me gjithë shpirt.+
10 Mos e lër shokun tënd, as shokun e atit tënd dhe mos hyr në shtëpinë e vëllait ditën e katastrofës sate. Më mirë një fqinj pranë, se një vëlla larg.+
11 Ji i mençur, biri im, dhe gëzoma zemrën,+ që të kem se ç’t’i përgjigjem atij që më sfidon.+
12 Njeriu mendjehollë e sheh të keqen dhe fshihet,+ kurse i papërvoji shkon tutje dhe vuan pasojat.+
13 Në rast se një njeri del garant për një të huaj, merri atij rrobën.+ Nëse përzihet me një grua imorale,* mbaji atij një peng.+
14 Atij që e bekon të afërmin me zë të lartë herët në mëngjes, kjo do t’i llogaritet si mallkim.+
15 Çatia që pikon e që të bën të ikësh në një ditë me shi që s’pushon dhe gruaja që ndez grindje i ngjasin njëra-tjetrës.+ 16 Ta fshehësh atë, është si të fshehësh erën dhe të kapësh vajin me dorë.
17 Hekuri mpreh hekurin. Kështu edhe një njeri mpreh fytyrën e një tjetri.+
18 Kush e ruan pemën e fikut, do të hajë frutin e saj,+ dhe kush e ruan zotërinë e tij, do të nderohet.+
19 Sikurse në ujë fytyra është pasqyrim i fytyrës, edhe zemra e një njeriu pasqyron zemrën e një tjetri.
20 Sheoli dhe vendi i shkatërrimit+ s’kanë të ngopur;+ as sytë e njeriut s’kanë të ngopur.+
21 Kazani i rafinimit është për argjendin+ dhe furra është për arin,+ kurse njeriu vihet në provë nga lëvdatat që merr.+
22 Edhe sikur ta shtypje të marrin në havan, në mes të grurit të shtypur, marrëzia nuk do të largohej nga ai.+
23 Duhet ta njohësh mirë gjendjen* e kopesë sate. Jepu me gjithë zemër pas tufave të tua,+ 24 sepse thesari s’mbetet përgjithmonë,+ as diadema brez pas brezi.
25 Bari i gjelbër ka shkuar, bari i ri ka dalë dhe bimësia e maleve është mbledhur.+ 26 Deshtë e rinj janë për rrobat e tua+ dhe cjeptë janë çmimi i arës. 27 Ke mjaft qumësht dhie për ushqim, për të ushqyer njerëzit e shtëpisë sate dhe për të siguruar+ jetesën e shërbëtoreve të tua.