26 Atëherë Jobi iu përgjigj me fjalët:
2 «Ama ç’e ndihmoke të pafuqishmin!
Ama ç’e shpëtoke krahun pa forcë!+
3 Sa bukur e këshilloke atë që s’ka mençuri!+
Mençurinë tënde e shpalose para një turme të madhe!
4 Kujt po i flet?!
Kush t’i fryu në vesh ato fjalë?
5 Ata që vdekja i ka bërë të pafuqishëm, dridhen
poshtë ujërave dhe atyre që janë në to.+
6 Para tij Sheoli është lakuriq,+
dhe vendi i shkatërrimit është i pambuluar.
7 Ai e shpalos veriun në zbrazëti,+
tokën e mban varur në asgjë;
8 i mbledh ujërat brenda reve,+
dhe masa e reve nuk çahet;
9 e mbulon fronin e vet,
duke shtrirë mbi të retë.+
10 Ai ka bërë një rreth mbi faqen e ujërave,+
deri atje ku drita kthehet në errësirë.
11 Shtyllat e qiellit tunden,
shtangen nga qortimi i tij.
12 Me fuqinë e tij trazon detin,+
me kuptueshmërinë e tij thyen+ atë që vërsulet.+
13 Era që dërgon ai, kthjellon qiellin,+
dora e tij shpon gjarprin që shket.+
14 E pra, këto s’janë veç thekët e udhëve të tij.+
Ne dëgjojmë veç pëshpërimën e zërit të tij,
por bubullimën që lëshon ai, kush mund ta kuptojë?»+