Kolosianëve
1 Pavli, një apostull i Krishtit Jezu nëpërmjet vullnetit të Perëndisë,+ dhe Timoteu,+ vëllai ynë, 2 të shenjtëve dhe vëllezërve të besueshëm në unitet+ me Krishtin, që janë në Kolose:
Dashamirësia e pamerituar dhe paqja nga Perëndia, Ati ynë, qofshin me ju!+
3 E falënderojmë+ Perëndinë, Atin e Zotërisë tonë Jezu Krisht, sa herë që lutemi për ju,+ 4 sepse dëgjuam për besimin tuaj te Krishti Jezu dhe për dashurinë që keni për gjithë të shenjtët,+ 5 për shkak të shpresës+ që ruhet për ju në qiej.+ Për këtë shpresë ju dëgjuat që më parë, kur ju dëftua e vërteta e atij lajmi të mirë,+ 6 që erdhi* te ju, dhe madje po jep fryt+ e po rritet+ në mbarë botën,+ sikurse po ndodh edhe ndër ju, që nga dita që e dëgjuat dhe e njohët saktësisht dashamirësinë e pamerituar+ të Perëndisë siç është në të vërtetë.+ 7 Këtë mësuat nga Epafrai,+ shoku ynë i dashur i skllavërisë, ky shërbëtor i besueshëm i Krishtit që bën veprën që do të kishim bërë edhe ne, po të ishim atje. 8 Ai na tregoi për dashurinë tuaj+ në kuptimin frymor.
9 Prandaj, që nga dita që dëgjuam për këtë, ne nuk i ndalëm lutjet për ju+ dhe kërkesat që ju të jeni plot me njohuri të saktë+ të vullnetit të tij me çdo mençuri+ dhe kuptueshmëri frymore.+ 10 Kështu do të ecni denjësisht+ për Jehovain+ me synimin që t’i pëlqeni plotësisht atij. Ndërkaq, do të vazhdoni të jepni fryt në çdo vepër të mirë+ e të rriteni në njohurinë e saktë+ të Perëndisë, 11 duke u bërë shumë të fuqishëm nga fuqia e tij e lavdishme,+ që të qëndroni+ plotësisht e të jeni shpirtgjerë me gëzim, 12 duke falënderuar Atin që ju bëri të denjë të merrni pjesë në trashëgiminë+ e të shenjtëve,+ që janë në dritë.+
13 Ai na çliroi nga pushteti+ i errësirës dhe na çoi+ në mbretërinë+ e Birit të dashurisë së tij,+ 14 falë të cilit ne çlirohemi nëpërmjet shpërblesës, pra, na falen mëkatet.+ 15 Ai është shëmbëlltyra+ e Perëndisë së padukshëm,+ i parëlinduri+ i gjithë krijimit. 16 Sepse, me anë të tij+ u krijua gjithçka tjetër në qiej dhe në tokë, gjërat e dukshme dhe të padukshme, qofshin frone, pushtete sunduese, qeveri ose autoritete.+ Gjithçka tjetër u krijua nëpërmjet tij+ dhe për të. 17 Gjithashtu, ai është para çdo gjëje tjetër,+ dhe me anë të tij erdhi në jetë gjithçka tjetër.+ 18 Ai është kreu i trupit, i kongregacionit.+ Është fillimi, i parëlinduri, që u ngrit i pari nga të vdekurit,+ që të bëhet i pari+ në çdo gjë. 19 Sepse Perëndisë iu duk e udhës që gjithë plotësia+ të banonte në të 20 dhe, nëpërmjet tij, të pajtonte+ përsëri me veten të gjitha gjërat e tjera,+ e të bënte paqe+ me gjakun+ që ai derdhi kur ishte në shtyllën e torturës,+ qoftë me gjërat në tokë, qoftë me gjërat në qiej.
21 Në të vërtetë, ju që dikur ishit armiq të Perëndisë dhe të ndarë+ nga ai, ngaqë e kishit mendjen për vepra të liga,+ 22 ai ju pajtoi+ tani me veten me anë të trupit të tij njerëzor, nëpërmjet vdekjes së tij,+ që t’ju paraqitë të shenjtë, të patëmetë+ dhe të paakuzueshëm+ para vetes, 23 por me kusht që të vazhdoni në besim,+ të rrënjosur në themel,+ të palëkundur+ dhe pa luajtur nga shpresa e lajmit të mirë që dëgjuat+ dhe që iu predikua+ të gjitha krijesave+ nën qiell. Unë, Pavli, u bëra shërbëtor+ i këtij lajmi të mirë.
24 Tani, unë gëzoj ndërsa vuaj për ju,+ dhe ende nuk kam hequr në trupin tim të gjitha shtrëngimet+ si pjesë e trupit të Krishtit, që është kongregacioni.+ 25 Unë u bëra shërbëtor+ i këtij kongregacioni në përputhje me kujdestarinë+ që Perëndia ma dha në dobinë tuaj, që ta predikoj plotësisht fjalën e Perëndisë, 26 sekretin e shenjtë+ që ishte i fshehur që nga sistemet+ dhe brezat e kaluar. Ndërsa tani, ai iu shfaq+ të shenjtëve të tij. 27 Perëndisë i pëlqeu që t’ua bënte të njohur atyre pasurinë+ e lavdishme të këtij sekreti të shenjtë+ mes kombeve. Ky sekret është Krishti+ bashkë me ju, që keni shpresën të merrni lavdi me të.+ 28 Atë po shpallim,+ duke këshilluar dhe mësuar çdo njeri me plot mençuri,+ që ta paraqitim secilin të plotë+ në unitet me Krishtin. 29 Për këtë po punoj pa u lodhur, duke u përpjekur me të gjitha forcat+ nëpërmjet fuqisë së tij,+ e cila vepron tek unë.+