2 Mbretërve
17 Vitin e dymbëdhjetë të mbretërimit të Akazit, mbretit të Judës, Hoshea,+ biri i Elahut, u bë mbret i Izraelit në Samari,+ dhe mbretëroi nëntë vjet. 2 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, por jo si mbretërit e Izraelit që kishin qenë para tij.+ 3 Shalmaneseri,+ mbreti i Asirisë,+ erdhi për të luftuar kundër tij dhe Hoshea u bë shërbëtori i tij e filloi t’i paguante haraç.+ 4 Por pastaj, mbreti i Asirisë zbuloi se Hoshea kishte komplotuar,+ duke i dërguar lajmëtarë Soit, mbretit të Egjiptit,+ dhe nuk ia kishte sjellë haraçin mbretit të Asirisë si në vitet e mëparshme. Prandaj mbreti i Asirisë e futi në burg dhe e mbajti të lidhur atje.+
5 Mbreti i Asirisë erdhi për të luftuar kundër gjithë vendit. Ai u ngjit në Samari dhe e mbajti të rrethuar+ për tre vjet. 6 Vitin e nëntë të mbretërimit të Hoshesë, mbreti i Asirisë e pushtoi Samarinë+ dhe e çoi Izraelin në mërgim+ në Asiri. Ai i vuri ata të banonin në Halah+ e në Habor, pranë lumit Gozan,+ dhe në qytetet e medëve.+
7 Kjo ndodhi sepse bijtë e Izraelit kishin mëkatuar+ kundër Jehovait, Perëndisë së tyre, që i nxori nga Egjipti, duke i çliruar nga faraoni, mbreti i Egjiptit,+ dhe filluan të adhuronin perënditë e tjera.+ 8 Ata ecën sipas normave+ të kombeve që Jehovai i kishte dëbuar përpara bijve të Izraelit dhe sipas ligjeve që mbretërit e Izraelit kishin bërë vetë. 9 Bijtë e Izraelit u përfshinë në gjëra që nuk ishin të drejta për Jehovain, Perëndinë+ e tyre, dhe ndërtuan vende të larta+ në të gjitha qytetet, nga kullat+ e rojës deri në qytetet e fortifikuara. 10 Ata ngritën kolona të shenjta+ dhe shtylla të shenjta+ mbi çdo kodër të lartë+ dhe nën çdo pemë të harlisur.+ 11 Në tërë vendet e larta paraqitnin tymin e blatimit, ashtu si kishin bërë kombet+ që Jehovai i kishte çuar në mërgim për hir të tyre. Ata bënin gjëra të këqija, duke fyer+ Jehovain.
12 U shërbenin idhujve të pështirë,*+ për të cilët Jehovai u kishte thënë: «Mos e bëni këtë gjë.»+ 13 Me anë të gjithë profetëve+ dhe vegimtarëve+ të tij, Jehovai e paralajmëronte+ Izraelin+ dhe Judën:+ «Kthehuni nga udhët tuaja të këqija+ dhe mbani urdhërimet+ e normat+ e mia, sipas gjithë ligjit+ që u urdhërova paraardhësve+ tuaj dhe që jua kam dërguar me anë të shërbëtorëve të mi, profetëve.»+ 14 Mirëpo ata nuk dëgjonin, por e ngurtësonin qafën+ si paraardhësit e tyre që nuk kishin treguar besim+ te Jehovai, Perëndia i tyre. 15 Ata i hidhnin poshtë rregullat e tij dhe besëlidhjen+ që kishte bërë me paraardhësit e tyre, si dhe përkujtuesit+ me të cilët i kishte paralajmëruar. Ndoqën idhujt e kotë+ e u bënë të kotë+ edhe vetë, duke imituar madje kombet që ishin rreth e qark tyre, gjë që Jehovai i kishte urdhëruar të mos e bënin.+
16 Ata u kthyen krahët tërë urdhërimeve+ të Jehovait, Perëndisë së tyre, dhe bënë shtatore të derdhura,+ dy viça,+ si dhe një shtyllë të shenjtë+ e filluan të përkuleshin para gjithë ushtrisë së qiejve+ e t’i shërbenin Baalit.+ 17 I kalonin bijtë dhe bijat e tyre në zjarr,+ merreshin me fall+ e kërkonin ogure+ dhe e shitën+ veten për të bërë atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, duke e fyer+ atë.
18 Prandaj Jehovait iu ndez kaq shumë zemërimi+ kundër Izraelit, saqë e hoqi sysh.+ Ai nuk la asnjë, përveç fisit të Judës.+
19 As Juda nuk i mbajti urdhërimet e Jehovait, Perëndisë së vet,+ por eci sipas ligjeve të Izraelit,+ i cili i kishte bërë vetë. 20 Prandaj Jehovai e hodhi poshtë gjithë farën+ e Izraelit dhe i mundoi e i dha në duart e zhvatësve, derisa i flaku tej nga prania e tij.+ 21 Ai e shkëputi Izraelin nga shtëpia e Davidit, dhe ata bënë mbret Jeroboamin, birin e mbretit Nebat. Jeroboami+ e ndau Izraelin nga Jehovai, duke e shtyrë të mos e ndiqte atë dhe të kryente një mëkat të rëndë.+ 22 Bijtë e Izraelit ecën në gjithë mëkatet që kishte bërë Jeroboami.+ Ata nuk hoqën dorë prej tyre, 23 derisa Jehovai e hoqi sysh Izraelin,+ ashtu si kishte thënë me anë të gjithë shërbëtorëve të tij, profetëve.+ Kështu Izraeli iku nga vendi i vet në mërgim në Asiri, dhe është atje deri sot e kësaj dite.+
24 Pas kësaj, mbreti i Asirisë solli njerëz nga Babilonia,+ nga Kutahu, nga Ava,+ nga Hamathi+ dhe nga Sefarvaimi+ e i vuri të banonin në qytetet e Samarisë,+ në vend të bijve të Izraelit. Ata filluan të shtinin në dorë Samarinë e të banonin në qytetet e saj. 25 Ndërsa banonin atje, ata nuk iu frikësuan+ Jehovait, prandaj Jehovai u dërgoi luanë+ që vranë disa prej tyre. 26 Atëherë ata i dërguan fjalë mbretit të Asirisë: «Kombet që i çove në mërgim dhe pastaj i vendose në qytetet e Samarisë, nuk e njohin fenë e Perëndisë së vendit, kështu që ky vazhdon t’u dërgojë luanë.+ Dhe ja, ata po i vrasin, sepse nuk ka asnjë që ta njohë fenë e Perëndisë së vendit.»
27 Atëherë mbreti i Asirisë urdhëroi: «Të dërgohet një nga priftërinjtë+ e mërguar, që të banojë atje dhe t’u mësojë fenë e Perëndisë së vendit.» 28 Prandaj një nga priftërinjtë e mërguar nga Samaria vajti të banonte në Bethel.+ Ai u mësonte atyre se si t’i frikësoheshin Jehovait.+
29 Megjithatë, secili komb bëri perëndinë e tij+ dhe e vuri në shenjtëroret e vendeve të larta që kishin bërë samaritanët, secili në qytetin ku banonte. 30 Burrat e Babilonisë bënë Sukot-Benotin, burrat e Kutit+ bënë Nergalin, kurse burrat e Hamathit bënë Ashimën. 31 Avimët+ bënë Nibazin dhe Tartakun. Sefarvaimët+ i digjnin bijtë e vet në zjarrin+ e bërë për Adramelekun dhe Anamelekun, perënditë e Sefarvaimit. 32 Ata nisën t’i frikësoheshin Jehovait, megjithatë priftërinjtë+ e vendeve të larta i zgjodhën nga njerëzit e vet. Këta i kryenin shërbimet në shenjtëroret e vendeve të larta. 33 Ata i frikësoheshin+ Jehovait, por ndërkohë adhuronin+ perënditë e veta, sipas fesë së kombeve nga të cilat ishin shpërngulur.+
34 Deri sot e kësaj dite ata kanë ndjekur fetë e mëparshme.+ Asnjë nuk i frikësohej Jehovait+ dhe asnjë nuk zbatonte normat e tij, vendimet e tij gjyqësore,+ ligjin+ dhe urdhërimet+ që u kishte dhënë Jehovai bijve të Jakobit,+ të cilit më pas ia vuri emrin Izrael,+ 35 kur Jehovai bëri me ta një besëlidhje+ dhe i urdhëroi: «Mos adhuroni perëndi të tjera,+ mos u përkulni para tyre, mos u shërbeni dhe mos u bëni flijime atyre.+ 36 Më kini frikë+ mua, Jehovain, që ju nxora nga Egjipti me fuqi të madhe dhe me krah të shtrirë,+ para meje përkuluni+ dhe mua më bëni flijime.+ 37 Kini kujdes që të zbatoni gjithmonë+ rregullat,+ vendimet gjyqësore,+ ligjin dhe urdhërimin që shkrova për ju.+ Mos adhuroni perëndi të tjera. 38 Mos harroni+ besëlidhjen që kam bërë me ju dhe mos adhuroni+ perëndi të tjera, 39 por mua, Jehovain,+ Perëndinë tuaj, më kini frikë, sepse unë do t’ju çliroj nga dora e tërë armiqve tuaj.»+
40 Mirëpo ata nuk u bindën, por ndoqën fetë e mëparshme.+ 41 Këto kombe i frikësoheshin Jehovait,+ por ndërkohë u shërbenin shëmbëlltyrave të tyre të skalitura. Si bijtë, ashtu edhe nipërit e tyre, vazhdojnë deri sot e kësaj dite të bëjnë si kishin bërë paraardhësit e tyre.