20 Ajo nuk do të banohet më kurrë+ dhe për të s’do të ketë më vend brez pas brezi.+ Atje arabi nuk do ta ngrejë tendën e tij dhe asnjë bari nuk do t’i lërë kopetë e tij të shtrihen.
3 Sepse kundër saj ka ardhur një komb nga veriu.+ Ai është kombi që e bën vendin e saj për të ngjallur habi, dhe askush nuk banon në të.+ Njerëz e kafshë bashkë ia kanë mbathur,+ kanë ikur larg.+
39 Prandaj kafshët e vendeve pa ujë do të banojnë me kafshët që ulërijnë, dhe në të do të banojnë strucët.+ Ajo nuk do të banohet më kurrë, dhe për të s’do të ketë më vend brez pas brezi.+
29 Le të dridhet toka dhe le të ketë dhembje të forta,+ sepse Jehovait i kanë lindur mendime kundër Babilonisë, që ta bëjë vendin e saj për të ngjallur habi dhe të mbetet pa asnjë banor.+
23 asnjë dritë llambe nuk do të ndriçojë më te ti dhe asnjë zë dhëndri e nuseje nuk do të dëgjohet më te ti.+ Kjo do të ndodhë sepse tregtarët e tu shëtitës+ ishin paria+ e tokës dhe sepse praktikat e tua spiritiste+ mashtruan të gjitha kombet.