Proverbat
11 Peshorja me hile është e pështirë për Jehovain,+ por një gur peshe i plotë është kënaqësi për të.
2 Kur vjen arroganca,* vjen edhe çnderimi;+ por mençuria është me modestët.+
3 Integriteti u prin të drejtëve,+ por ata që veprojnë pabesisht, do t’i grabitë shtrembërimi i tyre.+
4 Gjërat me vlerë nuk kanë asnjë dobi ditën e furisë,+ por drejtësia të çliron nga vdekja.+
5 Drejtësia e të paqortueshmit do ta drejtojë udhën e tij,+ por i ligu do të bjerë në ligësinë e tij.+ 6 Drejtësia e tyre do t’i çlirojë të drejtët,+ por ata që veprojnë pabesisht, do të kapen nga dëshirimi i tyre.+
7 Kur një njeri i lig vdes, shpresa e tij zhduket;+ madje edhe pritja e bazuar në fuqinë ka marrë fund.+
8 I drejti çlirohet nga ankthi,+ dhe në vend të tij vjen i ligu.+
9 Me gojën e tij apostati e çon në rrënim të afërmin,+ por të drejtët çlirohen me anë të njohurisë.+
10 Nga mirësia e të drejtëve qyteti është plot hare,+ dhe kur zhduken të ligjtë ka një britmë të gëzuar.+
11 Nga bekimi i të drejtëve qyteti lartësohet,+ por nga goja e të ligjve rrafshohet.+
12 Ai që ka një zemër pa gjykim të mirë,* e përbuz të afërmin,+ por njeriu me aftësi të madhe dalluese hesht.+
13 Kush shkon poshtë e lart duke shpifur,+ zbulon bisedën e bërë në mirëbesim,+ por kush është i besueshëm në frymë, e mbulon një çështje.+
14 Aty ku nuk ka drejtim të aftë, njerëzit bien,+ por aty ku ka shumë këshilltarë,+ ka shpëtim.
15 Atij që del garant për një të huaj,+ ka për t’i shkuar keq, por i pashqetësuar mbetet ai që nuk pranon* të japë dorën në shenjë marrëveshjeje.
16 Gruaja plot nur është ajo që rrok lavdinë,+ kurse tiranët, nga ana e tyre, rrokin pasuritë.
17 Njeriu që sillet me dashamirësi, shpërblen shpirtin e vet,+ kurse njeriu mizor e fut veten në telashe.*+
18 I ligu merr paga të rreme,+ por kush mbjell drejtësi, merr fitime të vërteta.+
19 Atë që qëndron i patundur për drejtësinë, e pret jeta,+ por atë që shkon pas së keqes, e pret vdekja.+
20 Dredharakët në zemër janë të pështirë për Jehovain,+ por të paqortueshmit në udhën e tyre janë kënaqësi për të.+
21 Edhe sikur të lidhin besën, duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit, njerëzit e këqij s’do të mbeten pa u ndëshkuar,+ por pasardhësit e të drejtëve kanë për të shpëtuar.+
22 Si një unazë ari në feçkën e një derri, kështu është një grua e bukur që e hedh poshtë gjykimin e shëndoshë.+
23 Të drejtët dëshirojnë vetëm atë që është e mirë,+ kurse shpresa e të ligjve ngjall furi.+
24 Ka nga ata që shpërndajnë, e megjithatë u shtohet;+ ka edhe nga ata që e mbajnë atë që duhet të japin, por kjo sjell vetëm skamje.+
25 Shpirti bujar do të majmet,+ dhe kush ujit me bollëk, edhe ai vetë do të ujitet me bollëk.+
26 Atë që e mban drithin, populli e mallkon, por bekim do të ketë mbi krye të atij që është gati ta shesë.+
27 Kush kërkon të mirën e të tjerëve, do të miratohet,+ por kush kërkon të keqen, e keqja do të bjerë mbi të.+
28 Kush beson në pasuritë e tij, do të bjerë,+ por të drejtët do të lulëzojnë si gjethi.+
29 Kushdo që e fut në telashe* shtëpinë e vet,+ do të shtjerë në dorë erën;+ dhe i marri do të jetë shërbëtor i atij që ka një zemër të mençur.
30 Pemë jete+ është fryti i të drejtit dhe kush fiton shpirtra është i mençur.+
31 Ja, i drejti do të shpërblehet+ këtu në tokë. Aq më shumë do të marrë shpërblimin që meriton i ligu dhe mëkatari!+