BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 2 Kronikave 36:16
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 16 Por ata talleshin+ gjithnjë me lajmëtarët e Perëndisë së vërtetë, i përbuznin fjalët e tij+ dhe i vinin në lojë+ profetët, deri kur tërbimi+ i Jehovait u derdh kundër popullit të tij, aq sa nuk kishte shërim.+

  • Nehemia 9:33
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 33 Ti je treguar i drejtë+ në gjithçka që kemi kaluar ne, sepse ke vepruar me besueshmëri,+ kurse ne kemi vepruar me ligësi.+

  • Jeremia 30:14
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 14 Ata që të donin me zjarr, të kanë harruar dhe nuk të kërkojnë.+ Të kam goditur siç godet një armik,+ me ndëshkimin e një njeriu të pamëshirshëm,+ për shkak të fajit tënd të pamasë;+ mëkatet e tua janë të panumërta.+

  • Vajtimet 1:18
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 18 Jehovai është i drejtë,+ sepse ngrita krye+ kundër fjalëve që dalin nga goja e tij.

      Dëgjoni tani, të gjithë ju, o popuj, dhe shihni dhembjen time!

      Virgjëreshat e mia dhe djemtë e mi kanë shkuar në robëri.+

  • Ezekieli 8:17
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 17 Ai më tha akoma: «Bir njeriu, a e pe? Gjë e vogël është për shtëpinë e Judës të bëjë këto gjëra të pështira që ka bërë këtu? Gjë e vogël është që e kanë mbushur vendin me dhunë+ dhe më kanë fyer përsëri? Ja, si ma zgjatin biskun* te hunda.

  • Danieli 9:7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 7 Ty, o Jehova, të takon drejtësia, kurse ne jemi mbuluar me turp, sikurse janë mbuluar sot+ burrat e Judës, banorët e Jerusalemit dhe gjithë ata të Izraelit, afër e larg, në të gjitha vendet ku i shpërndave, ngaqë vepruan me pabesi kundër teje.+

  • Danieli 9:16
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 16 O Jehova, në përputhje me gjithë veprat e tua të drejtësisë,+ të lutem, largoje zemërimin dhe tërbimin tënd nga qyteti yt, Jerusalemi, mali yt i shenjtë,+ sepse për shkak të mëkateve tona dhe për shkak të fajeve të paraardhësve tanë,+ Jerusalemi dhe populli yt janë poshtëruar në sy të të gjithë atyre rreth e qark nesh.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo