Mateu
3 Në ato ditë, Gjon Pagëzori+ predikonte në shkretëtirën+ e Judesë 2 dhe thoshte: «Pendohuni,+ sepse mbretëria e qiejve është afruar.»+ 3 Në të vërtetë, ky është ai për të cilin nëpërmjet profetit Isaia+ u tha: «Dëgjoni! Dikush po thërret në shkretëtirë: ‘Përgatitni+ udhën e Jehovait! Bëjini të drejta rrugët e tij!’» 4 Gjoni mbante veshur një rrobë me lesh deveje+ dhe kishte një brez lëkure+ rreth ijëve. Ai ushqehej me karkaleca+ dhe me mjaltë.*+ 5 Atëherë Jerusalemi, tërë Judea dhe gjithë vendi përreth Jordanit shkuan tek ai. 6 Njerëzit pagëzoheshin nga ai në lumin Jordan,+ duke rrëfyer hapur mëkatet e tyre.
7 Kur vuri re se shumë farisenj dhe saducenj+ po vinin aty ku po pagëzonte, ai u tha: «Pjellë nepërkash,+ kush jua futi në mendje të ikni nga zemërimi që po vjen?+ 8 Jepni fryte të denja për pendim+ 9 dhe as mos guxoni të thoni: ‘Ne kemi për atë Abrahamin.’+ Sepse unë po ju them që Perëndia është në gjendje t’i japë Abrahamit fëmijë+ edhe nga këta gurë. 10 Tashmë, sëpata+ është vënë në rrënjë të pemëve. Çdo pemë që nuk jep fryt të mirë, do të pritet+ e do të hidhet në zjarr.+ 11 Unë ju pagëzoj me ujë,+ për shkak të pendimit tuaj,+ por ai që po vjen+ pas meje, është më i fortë se unë, dhe unë nuk jam i denjë as t’i heq sandalet.+ Ai do t’ju pagëzojë me frymë të shenjtë+ dhe me zjarr.+ 12 Ai ka në dorë terploten* dhe do ta pastrojë tërësisht lëmin e vet. Do ta mbledhë grurin në depo,+ kurse bykun do ta djegë+ me një zjarr që nuk mund të shuhet.»
13 Atëherë Jezui vajti nga Galilea+ në Jordan, te Gjoni, që ky ta pagëzonte.+ 14 Por Gjoni u përpoq ta pengonte dhe i tha: «Unë kam nevojë të pagëzohem prej teje, e ti vjen tek unë?!» 15 Jezui iu përgjigj: «Lëre këtë herë, sepse është e përshtatshme të përmbushim në këtë mënyrë gjithçka që është e drejtë.»+ Atëherë ai nuk e pengoi më. 16 Pasi u pagëzua, Jezui doli menjëherë nga uji, dhe ja, qiejt u hapën+ dhe Gjoni pa frymën e Perëndisë të zbriste mbi Jezuin+ porsi një pëllumb.+ 17 U dëgjua edhe një zë+ nga qiejt, që tha: «Ky është Biri im,+ i dashuri,+ që e kam miratuar.»+