A e dini?
(Përgjigjet e këtij pyetësori mund të gjenden në citimet e dhëna biblike dhe lista e plotë e përgjigjeve është shtypur në faqen 25. Për informacion të mëtejshëm, konsultoni botimin «Mendjehollësi mbi Shkrimet», botuar në anglisht nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.)
1. Nga cili kep i bregut lindor të Kretës kaloi anija e Pavlit, gjatë rrugës për t’u paraqitur në gjyqin në Romë? (Veprat 27:7)
2. Çfarë po bënte Moisiu, kur u zbulua nga e bija e faraonit, gjë kjo që e bëri atë të ndiente dhembshuri për të? (Eksodi 2:6)
3. Sipas fjalëve të Jezuit, sa do ta gjenin rrugën që të çon në jetë? (Mateu 7:14)
4. Çfarë ishte duke bërë forca aktive e Perëndisë pas krijimit të tokës? (Zanafilla 1:2)
5. Pasi i vajosi këmbët e Jezuit me vaj të parfumuar shumë të kushtueshëm, për çfarë i përdori Maria flokët e saj? (Gjoni 12:3)
6. Si i quajnë Shkrimet Hebraike burrat në lidhje me gratë e tyre? (Estera 1:20, BR)
7. Cila është njësia e peshës dhe vlera monetare më e lartë hebraike? (2. Mbretërve 23:33)
8. Megjithëse ishte bërë nga Moisiu për ta ruajtur popullin nga vdekja, çfarë shkatërroi mbreti Ezekia, për shkak se adhurohej në kohën e tij? (2. Mbretërve 18:4)
9. Si quhej ajo grua në Filipi, e cila e kishte të vështirë të zgjidhte një çështje me motrën e saj të krishterë, Sintikinë? (Filipianëve 4:2, 3)
10. Çfarë ndërtoi Moisiu sipas urdhrit të Perëndisë, për të mbajtur pllakat prej guri të Ligjit? (Ligji i përtërirë 10:1-5)
11. Cilat hyjni adhuroheshin nga avitët, të cilët mbreti i Asirisë i vendosi në Samari, pasi zuri rob izraelitët? (2. Mbretërve 17:31)
12. Çfarë bëhet sipas Shkrimeve një person që «përshëndet» një apostat? (2. Gjonit 11)
13. Megjithëse korintasve besimplotë u ishte folur nga Pavli si «një letër e Krishtit» e skalitur në zemra, çfarë tha ai se nuk ishte përdorur? (2. Korintasve 3:3)
14. Në afërsi të cilit qytet Samsoni u shty së pari nga fryma e Perëndisë dhe më vonë u varros? (Gjykatësit 13:25; 16:31)
15. Me çfarë e krahasoi Jezui mësimin e farisenjve dhe të saducenjve, duke qenë se ai kishte një ndikim korruptues? (Mateu 16:11, 12)
16. Përse qau Gjoni kur pa rrotullën me shtatë vulat? (Zbulesa 5:1-4)
17. Cili ishte emri i dytë, me të cilin njihej Esau, vëllai binjak i Jakobit? (Zanafilla 36:1)
18. Përse Davidi bëri shkaravina mbi kanatet e dyerve përpara mbretit Akish të Gathit dhe la që jargët e tij t’i zbrisnin mbi mjekër? (1. Samuelit 21:13)
19. Si quhej një i lindur në Gath? (2. Samuelit 15:22)
20. Përse e lavdëroi Davidi Jehovain në Psalmin 139:14?
21. Si quhej pjesa e prapme e një barke? (Marku 4:38)
22. Për sa muaj prindërit e Moisiut mundën ta fshihnin atë pas lindjes së tij? (Hebrenjve 11:23)
23. Atin e kujt e quajti Jezui Satanain? (Gjoni 8:44)
24. Çfarë bëri Hamani që të përcaktonte ditën e favorshme për shkatërrimin e judenjve në Perandorinë Perse? (Estera 3:7)
25. Bashkë me ullirin dhe hardhinë, cila është një nga bimët më të përmendura në Bibël? (Gjoni 1:48)
26. Në ç’vend e pranoi Xhonatani, biri i Saulit, se mbreti i ardhshëm i Izraelit do të ishte Davidi? (1. Samuelit 23:16-18, BR)
27. Kush ishte sundimtari pers, i cili zbuloi dokumentin e Kirit dhe lejoi rindërtimin e tempullit? (Ezdra 6:1-12)
28. Cila kafshë është shumë e ngjashme me lepurin, por më e madhe se ai? (Levitiku 11:6, BR)
Përgjigjet e pyetësorit
1. Salmoni
2. Po qante
3. Pak
4. «Fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave»
5. Për të fshirë këmbët e tij
6. Pronarë
7. Talenta
8. Gjarprin prej bronxi
9. Evodia
10. Arkën e besëlidhjes
11. Nibhazi dhe Tartaku
12. «Pjesëtar në veprat e tij të liga»
13. Boja
14. Eshtaol
15. Me majanë
16. ‘Sepse s’qe gjetur asnjë i denjë të hapte e të lexonte librin dhe as ta shihte’
17. Edom
18. Për ta bindur mbretin se ishte i marrë e në këtë mënyrë t’i shpëtonte
19. Gite
20. Sepse ‘ishte krijuar në mënyrë të mrekullueshme’
21. Kiçi
22. Tre muaj
23. E rrenës
24. Ai hodhi purin (shortin)
25. Fiku
26. Në Horesh
27. Dari
28. Lepuri i egër