BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 4/97 f. 28-29
  • Një vështrim rreth botës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vështrim rreth botës
  • Zgjohuni!—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Krimi: Një biznes fitimprurës
  • Leximi i librave mbetet i përhapur
  • Përsëri tek uji
  • Tani—Hepatiti G
  • «Defekti i mijëvjeçarit»
  • Kafshët rekord-thyerëse
  • Miza dredharake!
  • Kriza e breshkave të detit
  • Kodi Mors 150-vjeçar pranë vdekjes
  • Viti 2000—A do të ndikojë te ju dështimi i kompjuterave?
    Zgjohuni!—1999
  • Sistemi i orientimit i breshkës së detit
    Zgjohuni!—2011
  • Transfuzionet e gjakut: Sa të sigurta?
    Si mund t’jua shpëtojë gjaku jetën?
  • Një vështrim rreth botës
    Zgjohuni!—2000
Shih më tepër
Zgjohuni!—1997
g 4/97 f. 28-29

Një vështrim rreth botës

Krimi: Një biznes fitimprurës

Raporti i Konfederatës tregtare për vitin 1997, një shoqëri e biznesmenëve italianë tregon se, krimi i organizuar në Itali nxjerr një fitim prej 200-240 miliardë $ çdo vit. Të paktën 18 miliardë $ thuhet se vijnë nga trafiku i drogës, 11 miliardë $ nga prostitucioni dhe 15-18 miliardë $ nga fajdet dhe aktivitetet mashtruese. Gazeta La Repubblica pohon se «tre në çdo dhjetë sipërmarrje tregtare drejtohen nga individë apo shoqëri të lidhura me organizata kriminale; 20 deri në 25 përqind e marrëveshjeve bankare që ndodhin çdo ditë kanë një burim të dyshimtë».

Leximi i librave mbetet i përhapur

Sipas një sondazhi nga Policy Studies Institute, teknologjia e kompjuterave ende ka për të ndryshuar zakonet e leximit britanik. Siç raportohet në The Times, «gati gjysma e atyre që u morën për sondazh thanë se po lexonin tani një libër thjesht për kënaqësi, një përpjestim që ka ndryshuar pak që prej vitit 1989». Gratë lexojnë më shumë se burrat dhe lexuesit më të mëdhenj janë njerëzit mbi 55 vjeç. Librat më të përhapur janë ata të gatimit, të ndjekur nga tregimet me krime apo dramatikë, novelat me histori dashurie dhe letërsia artistike e shekullit të 20-të. Megjithëse 30 përqind e familjeve zotërojnë një kompjuter, vetëm 7 përqind janë pajisur për të ndjekur CD-ROM, konkurrentin e librave. Ndryshe nga një kompjuter portativ, thotë The Times, një libër interesant nuk dëmtohet nga kokrrizat e rërës në aparaturat e tij në një plazh apo nga shtytjet e turmave në një metro dhe një libër i paraqitur bukur mund të jetë «aq i këndshëm nga ana estetike sa janë ushqyes përbërësit e saj».

Përsëri tek uji

«Kërkimi i gjatë për një shuajtës zjarri kimik që nuk dëmton shtresën e ozonit ka çuar përfundimisht tek . . . uji,—pohon New Scientist.—Pas shuarjes së njëqind zjarreve eksperimentalë, Laboratori norvegjez i kërkimeve mbi zjarret në Trondheim ka nxjerrë përfundimin se, stërkalat e imta të ujit janë një zëvendësues i përshtatshëm për halonet shkatërrues të ozonit, të cilët përdoren akoma gjerësisht në fikjen e zjarrit.» Halonët—të përbërë nga karboni, bromi dhe fluori—shuajnë zjarret. Pikëlat e ujit bëjnë të njëjtën gjë, duke avulluar dhe zgjeruar 1.700 herë volumin e tyre fillestar, për të zhvendosur oksigjenin. E vetmja herë që dolën më pak të efektshme se halonet, ishte në zjarret e vogla që nuk arrinin një temperaturë të mjaftueshme për të avulluar ujin. Por zëvendësuesit artificialë për halonet janë ende duke u kërkuar, ndërsa uji paraqet një problem tjetër: Nuk nxjerr shumë përfitim po ta shesësh.

Tani—Hepatiti G

Doktorët në Japoni kanë verifikuar se brenda një muaji nga marrja e transfuzionit të gjakut, pacientët infektoheshin me virusin hepatiti G, një lloj i ri i identifikuar në 1995-n, në Shtetet e Bashkuara. Nga rishqyrtimi i gjakut të pacientëve me kancer në mëlçi, të cilët iu nënshtruan ndërhyrjes kirurgjikale ndërmjet viteve 1992 dhe 1994 në spitalin Taranomon të Tokios, doktorët zbuluan se 2 nga 55 pacientët ishin infektuar para ndërhyrjes kirurgjikale dhe se 7 të tjerë u infektuan pas operacionit. Gjaku i ndotur që mori secili nga 7 pacientët vinte mesatarisht nga 71 dhurues, thanë doktorët, duke treguar se 1,4 përqind e sasisë së gjakut të përdorur ishte ndotur me virusin e ri. Sipas Asahi Evening News ka shumë pak njohuri mbi virusin hepatit G dhe mbi përqindjen e bartësve që do të zhvillojë ende hepatitin apo kancerin e mëlçisë.

«Defekti i mijëvjeçarit»

«I njohur si defekti i mijëvjeçarit, problemi i vitit 2000 ose thjesht ‘Y2K’», është «një nga problemet më potenciale që njeh informatika moderne»,—thotë U.S. News & World Report. Ky filloi në 1960-n kur kompjuterët ishin të shtrenjtë dhe memoria e tyre ishte e kufizuar. Për të kursyer hapësirën, programuesit shkruan të dhëna, duke përdorur vetëm dy numrat e fundit të vitit. Për kompjuterin, viti 1997 ishte thjesht «97». Cili është problemi? «Në 1 janar 2000, rreth 90 përqind e hardware dhe software të kompjuterit në botë do të ‘mendojë’, se është dita e parë e 1900-s.» Që tani janë bërë gabime. «Në burgun e një shteti, defekti bëri që kompjuterët të llogaritnin keq dënimet e disa të burgosurve, të cilët më pas u liruan,—thotë Newsweek.—Dyqane dhe restorante kanë refuzuar disa karta krediti kur datat e skadencës së tyre ‘00’ ngatërruan kompjuterat. Dhe në disa shtete kamionistëve u janë anuluar licensat e tyre ndërkombëtare kur kompjuterët nuk mund të trajtonin kërkesat e rinovuara me data të mijëvjeçarit të kaluar.» Korporatave anekënd botës do t’u duhet të shpenzojnë një vlerë prej 600 miliardë dollarësh për të ndryshuar të dhënat e kodeve dhe ata shpresojnë se mund ta bëjnë këtë në dy vitet që kanë mbetur.

Kafshët rekord-thyerëse

Gjatë verës së 1996-s, një lloj i zakonshëm pulëbardhash, për të cilat ne kemi dëshmi, vendosi një rekord për «fluturimin më të gjatë të bërë ndonjëherë nga një kafshë gjatë shtegtimit»,—thotë gazeta italiane Corriere della Sera. Pas nisjes për udhëtim nga Finlanda, ku iu vu një shenjë dalluese, pulëbardha u kap 18 javë më vonë në shtetin e Viktorias në Australinë juglindore, pas një udhëtimi mesatarisht 24.400 km, duke përshkruar një largësi prej 200 km në ditë. Rekordi i mëparshëm mbahej nga një pulëbardhë arktike që fluturoi 22.530 km nga Rusia drejt Australisë në 1955-n. Disa kafshë të tjera që shtegtojnë, duke përshkruar mijëra kilometra janë: salmoni i kuq, ngjalat, fluturat monarke, breshkat e gjelbra të ujit dhe balenat me gungë.

Normalisht balenave me gungë ju duhen 102 ditë për të migruar nga Alaska në Havai, por studjuesit kanë zbuluar një balenë me gungë që ju desh vetëm 39 ditë për të notuar 4.465 km. Udhëtimi paraqet një shpejtësi mesatare prej 4,5 km në orë. E njëjta balenë, gjithashtu, është parë në Meksikë. Balenat me gungë migrojnë për në Havai që të shumëzohen, sepse të vegjlit e tyre kanë pak dhjamë për t’u bërë ballë ujërave të ftohta të Alaskës. Migrimi i tyre është një nga distancat më të gjata që bëjnë gjitarët detarë, raporton The Times e Londrës.

Miza dredharake!

Përse është kaq e vështirë për të goditur një mizë? Si ia del mbanë ajo për t’u larguar me kaq shpejtësi? Sekreti qëndron në një strukturë që gjendet në trurin e saj që quhet fibër gjigante. Kjo është një qelizë ngjashëm shiritit që komunikon elektrikisht në vend se kimikisht me pjesët e tjera të trurit të mizës. Si rezultat, rryma elektrike rrjedh me shpejtësi në pjesën e trurit që aktivizon kërcimin dhe fluturimin, duke i dhënë mundësi mizës t’i largohet rrezikut në pak të mijtat e sekondës. Në një njeri të zakonshëm, për shembull, duhet një e katërta e sekondës përpara se dora mund t’i përgjigjet diçkaje të parë nga syri. Të pajisur me këtë njohuri mbi mizat, studiuesit e universitetit Sussex të Britanisë po shpresojnë për të zhvilluar një insekticid që do të gjymtojë me sukses reagimin e mizave, raporton The Times e Londrës.

Kriza e breshkave të detit

Popullimet e breshkave të ujit po arrijnë nivele të ulëta në mënyrë të rrezikshme për shkak të gjuetisë së tepërt në ujërat aziatike të paqësorit, raporton The Weekend Australian. Kjo bëri që Australia dhe Indonezia të mikpritnin një konferencë në Java me synimin për të përmirësuar metodat e ruajtjes. Meqenëse breshkat janë shtegtare dhe nuk mbajnë flamuj kombëtarë, programet më të mira të ruajtjes në një vend kanë pak vlerë, nëse një vend tjetër gjuan rrugën shtegtuese të breshkave pa menduar për gjendjen e tyre të ardhme. «Një vlerë e llogaritur prej 50.000 breshkash vriten çdo vit në Bali vetëm për tregtinë turistike,—thotë kjo gazetë,—dhe qindra mijëra vezë breshkash mblidhen për ushqim.» Edhe Papua Guinea e Re tregton breshka deti, duke përfshirë breshkën detare me pllaka (Caretta caretta) që rrezikohet të zhduket, breshkën lëkurore të detit (Dermochelys coriacea) shumë të cënuar dhe breshkën e gjelbër. Specie të tjera në rrezik janë: breshka me nofull sqep skifteri, breshka me shpinë të sheshtë (Natator depressa) dhe breshka Oliver Ridley (Lepidochelys olivacea).

Kodi Mors 150-vjeçar pranë vdekjes

Mbi 150 vjet më parë, Samuel Mors, një shpikës amerikan i caktoi çdo gërme të alfabetit një kod specifik pikash dhe vijash. Kjo bëri të mundur që mesazhi të jepej nga valët e radios nëpërmjet një mekanizmi, të njohur si kodi Mors. Mijëra jetë janë shpëtuar në det kur anijet në rrezik përdornin kodin e urgjencës SOS. Edhe ushtritë e botës kanë përdorur këtë mjet të thjeshtë komunikimi, siç kanë bërë amatorë të panumërt në transmetimin e mesazheve për kënaqësi. Avantazhi i madh i kodit Mors konsiston në qartësinë e tij, një faktor thelbësor kur një radist ka një dialekt të rëndë apo nuk mund të flasë gjuhën ku mesazhi i tij do të mund të dëgjohet. Por mesazhet Mors janë zëvendësuar vendosmërisht me të folurin në kontakt me radion dhe sisteme komunikimi satelitore. Në 1993-shin kodi nuk u kërkua më nga anijet. Franca e braktisi sistemin Mors në fillim të këtij viti dhe deri në 1999-n ai do të jetë eliminuar gradualisht në mbarë botën.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo