BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/98 f. 26-27
  • Juka pa gjemba: Një bimë me përshtatshmëri unike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Juka pa gjemba: Një bimë me përshtatshmëri unike
  • Zgjohuni!—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pjesëtarë të një familjeje të dalluar
  • Një ushqim i shijshëm!
  • Të bukura dhe të shijshme
    Zgjohuni!—2004
  • Pije freskuese nga një bimë ekzotike
    Zgjohuni!—2002
  • Sferat misterioze prej guri të Kosta Rikës
    Zgjohuni!—1999
Zgjohuni!—1998
g 1/98 f. 26-27

Juka pa gjemba: Një bimë me përshtatshmëri unike

NGA KORRESPONDENTI I ZGJOHUNI! NË KOSTA-RIKË

BARISHTORE, me përbërje sapuni, e shijshme dhe ushqyese. Kjo bimë ekzotike i ka të gjitha këto dhe akoma më shumë! Ajo është shumë e njohur ndër amerikano-qendrorët, por jo me emrin juka pa gjemba. Nëse do ta përdorje këtë term në Amerikën Qendrore, shumica e njerëzve ka të ngjarë që të të përgjigjeshin me një vështrim të sjellshëm dhe pyetës. Megjithatë, një buzëqeshje e çiltër miratimi do të shfaqej menjëherë pasi t’i keni përmendur itabo, izote ose daguillo, siç njihet bima në përgjithësi në Kosta Rikë, Guatemalë, Honduras dhe Nikaragua. Kostarikanët dhe amerikano-qendrorët e tjerë i shijojnë me kënaqësi lulet e saj në një shumëllojshmëri gjellësh.

Pjesëtarë të një familjeje të dalluar

Në atë që duket se është një tërheqje litari, juka pa gjëmba është klasifikuar nga taksonomistët si pjesëtare e familjes zambakore dhe kohët më të fundit si pjesëtare e familjes agave. Kjo kategori e fundit me bimë me sipërfaqe të ashpra përfshin gati 550 specie nga rendi i Liliales (lily). Botanistët e kanë identifikuar emrin shkencor të jukës si Yucca elephantipes.

Ekzistojnë 40 lloje të gjinisë Yucca, të cilat mund të gjenden në pjesën më të madhe në Amerikën e Veriut, Meksikë dhe në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Familjarë të mirënjohur përfshijnë pemën gjigante Xhoshua (Yucca brevifolia) dhe jukën e Xhamajkës me gjethe si bajonetë (Yucca aloifolia). Me të vërtetë një familje e madhe!

Cilat janë disa nga tiparet dalluese të kësaj bime të shumanshme? Të trasha e megjithatë ekzotike në dukje, gjethet e saj jo elastike, të përzgjatura shtrihen gati 1 metër jashtë trungut. Trungu i drunjtë, i ngjeshur, me përbërje fibrash dhe me ngjyrë gri në kafe, ngjason me këmbën e parë të një elefanti, prandaj emri shkencor është elephantipes.

Duke i hedhur një vështrim të shpejtë, juka pa gjëmba, duke arritur lartësitë nga 5 deri në 8 metra, mund të ngatërrohet me lehtësi për një pemë. Gjatë stinës së thatë në Kosta Rikë, veçanërisht në muajt shkurt dhe mars, bima itabo kurorëzohet me lule në formë zileje, me ngjyrë kremi në të fildishtë. Duke qenë se shiten në tregje dhe nga shitësit e luleve ambulantë, ato duken sikur gjenden kudo në të njëjtën kohë! Në kontrast të fortë me gjethet e papërkulshme të bimës, ngjashëm bajonetës, këto lule të buta dhe të brishta lulëzojnë në tufa, duke u vendosur me vendosmëri tamam në qendër të bimës, në pozicion të drejtë dhe që bien në sy.

Itabo është një nga llojet e jukës më të favorizuara nga kopshtarët e po ashtu nga ata që merren me mirëmbajtjen e parqeve, sepse ajo i përshtatet kushteve të ndryshueshme të klimës, të dheut dhe siguron një pamje ekzotike dhe tropikale. Duke qenë se përdoret si një gardh natyror për kufirin ndarës të tokës në Kosta Rikë, nuk është për t’u habitur që bima prodhimtare e itabo⁠-⁠s gjendet me bollëk praktikisht në çdo krahinë të vendit.

Vendasit kanë nxjerrë patjetër përfitim nga shumanshmëria e kësaj bime. Për shembull, fibrat e nxjerra nga gjethet përdoren për të bërë rrogoza, rripa dhe çanta shpine. Gjithashtu, nëse gjethet nxehen derisa të bëhen të përkulshme, kopshtarët mund t’i përdorin për të lidhur produktet e tyre. Duket se nuk ka një fund të asaj që mund të bëjë kjo bimë!

Një ushqim i shijshëm!

Frensis Perri, autore e librit Lulet e botës (Flowers of the World) shkruan: «Sythat e luleve të llojeve Yucca hahen nga indianët dhe frutat e rrënjët kanë veti sapunuese, kështu që mund të përdoren për të larë rrobat.» Amerikano⁠-⁠qendrorët kanë bërë një përdorim të mirë të vetive të jukës në gatim dhe në pastrim. Ata kënaqen me shijen e saj disi të thartë e megjithatë të fortë. Lulet përgatiten në sallata të ftohta ose gatuhen me vezë dhe patate, një pjatë e preferuar mes kostarikanëve dhe amerikano⁠-⁠qendrorëve të tjerë. Jukat kanë vlera ushqyese, sepse janë të pasura në vitamina dhe minerale: si kalciumi, hekuri, tiamina, fosfori dhe riboflavina.

Vlejnë për t’u përmendur edhe vetitë mjekësore të jukës: toniku që bëhet duke zjerë dhe kredhur lule te saj është qetësues për stomakun. Gjethet mund të përdoren për të trajtuar albuminurinë dhe kolitin dhe, gjithashtu, mund të përdoren si një diuretik. Dhe kjo bimë barishtore, me përbërje sapuni, e shijshme dhe ushqyese është vetëm një nga krijimet e tokës që shqisa e të shijuarit mund të gëzojë!

[Figura në faqen 26]

Lulet e jukës të gatuara me vezë dhe patate, një pjatë e preferuar në Amerikën Qendrore

[Figura në faqen 27]

Jukat që rriten në fshat u përngjajnë pemëve

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo