BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • hf pjesa 9 pyet. 1-2
  • Adhuroni Jehovain si familje

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Adhuroni Jehovain si familje
  • Familja jote mund të jetë e lumtur
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • 1 FORCO MARRËDHËNIEN ME JEHOVAIN
  • 2 BËJ NJË ADHURIM FAMILJAR TË KËNDSHËM
  • Ndihmë për familjet
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Çfarë është adhurimi familjar?
    Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?
  • Adhurimi Familjar—A mund ta bëni më të këndshëm?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • ‘Afroju Perëndisë dhe ai do të të afrohet’
    T’i afrohemi Jehovait
Shih më tepër
Familja jote mund të jetë e lumtur
hf pjesa 9 pyet. 1-2
Një çift studiojnë Biblën së bashku

PJESA 9

Adhuroni Jehovain si familje

‘Adhuroni atë që bëri qiellin dhe tokën.’—Zbulesa 14:7

Siç ke mësuar në këtë broshurë, ka shumë parime në Bibël që do të jenë ndihmë për ty dhe familjen tënde. Jehovai do që të jesh i lumtur. Ai premton se, po të vësh adhurimin e tij në vend të parë, ‘të gjitha këto gjëra të tjera do të të shtohen’. (Mateu 6:33) Ai do shumë që të jesh miku i tij. Shfrytëzo çdo mundësi për ta forcuar këtë miqësi. Ky është privilegji më i madh që mund të ketë një njeri.—Mateu 22:37, 38.

1 FORCO MARRËDHËNIEN ME JEHOVAIN

Një burrë e një grua dalin së bashku në shërbim

ÇFARË THOTË BIBLA: «Unë do të jem për ju një atë dhe ju do të jeni për mua bij e bija,—thotë Jehovai.» (2 Korintasve 6:18) Perëndia do që të jesh mik i ngushtë me të. Një mënyrë për ta arritur këtë është lutja. Jehovai të fton ‘të lutesh pa pushim’. (1 Selanikasve 5:17) Ai mezi pret t’i dëgjojë mendimet dhe shqetësimet e tua më të thella. (Filipianëve 4:6) Kur lutesh me familjen, ata do të kuptojnë sa real është Perëndia për ty.

Duhet jo vetëm të flasësh me Perëndinë, por edhe ta dëgjosh. Këtë mund ta bësh duke studiuar Fjalën e tij dhe botimet biblike. (Psalmi 1:1, 2) Medito për atë që mëson. (Psalmi 77:11, 12) Të dëgjosh Perëndinë do të thotë edhe të ndjekësh rregullisht mbledhjet e krishtere.—Psalmi 122:1-4.

Një mënyrë tjetër e rëndësishme për të forcuar marrëdhënien me Jehovain, është duke folur me të tjerët për të. Sa më shumë të flasësh me ta, aq më afër tij do të ndihesh.—Mateu 28:19, 20

JA Ç’MUND TË BËSH:

  • Programo që çdo ditë të lexosh Biblën dhe të lutesh

  • Si familje, vërini veprimtaritë frymore para argëtimit dhe çlodhjes

2 BËJ NJË ADHURIM FAMILJAR TË KËNDSHËM

Babai përgatitet për atë që do të studiojë me familjen e më pas kënaqen me adhurimin familjar

ÇFARË THOTË BIBLA: «Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet.» (Jakovi 4:8) Është e nevojshme të bësh një program të rregullt për adhurimin familjar dhe t’i përmbahesh atij. (Zanafilla 18:19) Por jo vetëm kaq. Perëndia duhet të jetë pjesë e jetës së përditshme. Forcoje marrëdhënien që ka familja me Perëndinë, duke folur për të «kur rri ulur në shtëpi, kur ecën rrugës, kur shtrihesh dhe kur ngrihesh». (Ligji i përtërirë 6:6, 7) Vër synim të jesh si Josiu, që tha: «Sa për mua dhe për shtëpinë time, ne do t’i shërbejmë Jehovait.»—Josiu 24:15.

JA Ç’MUND TË BËSH:

  • Mbaj një program të rregullt për të stërvitur familjen duke marrë parasysh nevojat e çdo pjesëtari të familjes

Mamaja i lexon djalit të vogël; familja vë në skenë një tregim biblik; babai studion me vajzën e tij

SHËRBËTORË TË LUMTUR TË JEHOVAIT

S’ka më mirë se të adhurosh Perëndinë Jehova. Ai kënaqet kur sheh që ti dhe familja jote i shërbeni me gjithë zemër. Ndërsa i shërbeni Jehovait, pak nga pak do ta doni dhe do ta imitoni gjithnjë e më tepër. (Marku 12:30; Efesianëve 5:1) Kur e bën Perëndinë pjesë të martesës, do të kesh një lidhje më të fortë me bashkëshortin. (Eklisiastiu 4:12; Isaia 48:17) Ti dhe familja jote mund të jeni të lumtur përgjithmonë, duke e ditur se «Jehovai, Perëndia juaj, ju ka bekuar».—Ligji i përtërirë 12:7.

PYET VETEN . . .

  • Kur ishte hera e fundit që u lutëm bashkë si çift?

  • Çfarë teme mund të studiojmë si familje që do të na forcojë besimin te Jehovai?

DY FJALË PËR KREUN E FAMILJES

  • Mos lejo asgjë të bëhet pengesë për adhurimin familjar

  • Tregoji familjes që më përpara çfarë do të diskutoni, që ata të mund të përgatiten

  • Sigurohu që e gjithë familja të jetë e pranishme

  • Krijo një atmosferë paqësore që të gjithë të kënaqen

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo