BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 63 f. 150-f. 151 par. 1
  • Shkrimi në mur

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shkrimi në mur
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Shkrimi në mur
    Libri im i tregimeve biblike
  • Kiri i Madh
    Zgjohuni!—2013
  • Populli i Perëndisë largohet nga Babilonia
    Libri im i tregimeve biblike
  • Katër fjalë që ndryshuan botën
    Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 63 f. 150-f. 151 par. 1
Një dorë shkruan në mur

MËSIMI 63

Shkrimi në mur

Me kalimin e kohës, mbret i Babilonisë u bë Belshazari. Një natë ai ftoi në një festë një mijë njerëzit më të rëndësishëm të vendit. Urdhëroi shërbëtorët e tij të sillnin kupat prej ari që Nabukodonosori kishte marrë nga tempulli i Jehovait. Belshazari dhe mysafirët pinë me ato kupa dhe lëvduan perënditë e tyre. Papritur, një dorë njeriu u shfaq dhe filloi të shkruante fjalë misterioze në murin e sallës së ngrënies.

Belshazari u tmerrua. Ai thirri magjistarët dhe u premtoi: ‘Nëse ndonjëri prej jush mund t’i shpjegojë këto fjalë, do ta bëj njeriun e tretë për nga pushteti në Babiloni.’ Ata u përpoqën, por asnjëri s’i shpjegonte dot fjalët. Atëherë mbretëresha erdhi e i tha: ‘Është një burrë që quhet Daniel, i cili ia shpjegonte gjithmonë gjërat Nabukodonosorit. Ai mund të t’i shpjegojë këto fjalë.’

Danieli erdhi te mbreti. Belshazari i tha: ‘Nëse mund t’i lexosh dhe shpjegosh këto fjalë, do të të jap një varëse ari dhe do të të bëj njeriun e tretë për nga pushteti në Babiloni.’ Danieli iu përgjigj: ‘Dhuratat nuk i dua, por kuptimin e fjalëve do të ta tregoj. Babai yt, Nabukodonosori, ishte krenar dhe Jehovai e përuli. Edhe pse ti e dije gjithçka që i ndodhi, tregove mungesë respekti për Jehovain, duke pirë verë me kupat prej ari të tempullit të Tij. Prandaj Perëndia shkroi këto fjalë: “Mene, mene, tekel dhe parsin.” Këto fjalë do të thonë se medët dhe persët do ta mposhtin Babiloninë, dhe ti nuk do të jesh më mbret.’

Ushtarët e mbretit Kir marshojnë përgjatë lumit dhe ngjiten lart te portat e Babilonisë

Deri atëherë mendohej që askush nuk mund ta mposhtte Babiloninë, pasi mbrohej nga mure të trasha dhe nga një lumë i thellë. Por, pikërisht atë natë, medët dhe persët sulmuan qytetin. Mbreti pers, Kiri, devijoi lumin që ushtarët të marshonin drejt e te portat e qytetit. Kur arritën te portat, ato ishin të hapura. Ushtria vërshoi brenda qytetit, e mposhti dhe pastaj vrau mbretin. Tani sundimtari i Babilonisë u bë Kiri.

Brenda vitit ai lajmëroi: ‘Jehovai më ka thënë të rindërtoj tempullin e tij në Jerusalem. Kushdo nga populli i tij që dëshiron, është i lirë të shkojë të ndihmojë.’ Prandaj, siç kishte premtuar Jehovai, shumica e judenjve u rikthyen në vendin e tyre 70 vjet pasi Jerusalemi u shkatërrua. Kiri riktheu kupat e arta dhe të argjendta, si dhe pajisjet që Nabukodonosori kishte marrë nga tempulli. A arrin ta dallosh mënyrën si e ndihmoi Jehovai popullin e tij me anë të Kirit?

«Ra! Ra Babilonia e Madhe! Ajo është bërë vendbanimi i demonëve.»—Zbulesa 18:2

Pyetje: Çfarë kuptimi kishte shkrimi në mur? Çfarë i tha Jehovai Kirit të bënte?

Ezdra 1:1-11; Danieli 5:1-30; Isaia 44:27–45:2; Jeremia 25:11, 12

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo