BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 64 f. 152-f. 153 par. 4
  • Danieli në gropën e luanëve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Danieli në gropën e luanëve
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Danieli në gropën e luanëve
    Libri im i tregimeve biblike
  • I çliruar nga dhëmbët e luanëve!
    Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
  • Danieli i shërbeu Perëndisë pa u lëkundur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Dari: Një mbret me ndjenjë drejtësie
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 64 f. 152-f. 153 par. 4
Burrat xhelozë gjejnë Danielin teksa lutet përballë një dritareje të hapur

MËSIMI 64

Danieli në gropën e luanëve

Një mbret tjetër i Babilonisë ishte Dari, medi. Ai e kuptoi që Danieli ishte i veçantë dhe e vuri në krye të burrave më të rëndësishëm në vend. Këta burra ishin xhelozë për Danielin dhe donin ta hiqnin qafe. Ata e dinin se Danieli i lutej Jehovait tri herë në ditë, prandaj i thanë Darit: ‘O mbret, duhet të dalë një ligj ku të gjithë duhet të të luten vetëm ty. Kushdo që nuk i bindet ligjit, duhet të hidhet në një gropë plot me luanë.’ Darit i pëlqeu ideja, prandaj e firmosi ligjin.

Sapo Danieli e mori vesh ligjin e ri, vajti në shtëpinë e tij. U ul në gjunjë para dritares së hapur dhe iu lut Jehovait. Burrat xhelozë hynë vetëtimthi në shtëpinë e tij dhe e gjetën duke u lutur. Ata vrapuan te Dari dhe i thanë: ‘Danieli nuk po të bindet. Ai i lutet Perëndisë së tij tri herë në ditë.’ Dari e pëlqente Danielin dhe nuk donte që ai të vdiste. Ndaj gjithë ditën vrau mendjen të gjente një mënyrë për ta shpëtuar. Por as mbreti nuk mund ta ndryshonte një ligj që tashmë e kishte firmosur. I duhej të urdhëronte shërbëtorët ta hidhnin Danielin në gropën e luanëve grabitqarë.

Atë natë Dari ishte aq i shqetësuar për Danielin, sa i iku gjumi. Në mëngjes, nxitoi për te gropa dhe i thirri Danielit: ‘A të shpëtoi Perëndia yt?’

Dari dëgjoi një zë. Ishte Danieli! Ai iu përgjigj Darit: ‘Engjëlli i Jehovait ua mbylli gojën luanëve. Ata nuk më kanë bërë asgjë.’ Dari ishte shumë i lumtur. Urdhëroi që ta nxirrnin nga gropa. Danieli nuk kishte asnjë të gërvishtur. Mbreti urdhëroi: ‘Hidhni në gropë burrat që akuzuan Danielin.’ Kur ata burra i hodhën te gropa, luanët i përpinë.

Dari i dha këtë urdhër popullit të tij: ‘Të gjithë duhet të nderojnë thellësisht Perëndinë e Danielit. Ai e shpëtoi Danielin nga luanët.’

A i lutesh Jehovait çdo ditë siç bënte Danieli?

Danieli në gropën e luanëve

«Jehovai di t’i çlirojë nga sprova njerëzit e përkushtuar ndaj tij.»—2 Pjetrit 2:9

Pyetje: Çfarë bënte Danieli tri herë në ditë? Si e shpëtoi Jehovai Danielin?

Danieli 6:1-28

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo