BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 74 f. 176-f. 177 par. 4
  • Jezui bëhet Mesia

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jezui bëhet Mesia
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Gjoni pagëzon Jezuin
    Libri im i tregimeve biblike
  • Jezui pagëzohet
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Ai ishte pararendësi i Mesias
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Gjoni shpall ardhjen e Mesisë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 74 f. 176-f. 177 par. 4
Pasi Jezui pagëzohet nga Gjoni, fryma e Perëndisë zbret tek ai porsi një pëllumb

MËSIMI 74

Jezui bëhet Mesia

Gjoni tashmë kishte predikuar: ‘Dikush më i madh se unë po vjen.’ Kur Jezui ishte rreth 30 vjeç, shkoi nga Galilea në lumin Jordan, ku Gjoni po pagëzonte njerëzit. Jezui donte që Gjoni ta pagëzonte, por ai i tha: ‘Nuk duhet të të pagëzoj unë ty, por ti mua.’ Jezui iu përgjigj: ‘Jehovai do që ti të më pagëzosh.’ Kështu që hynë në lumin Jordan dhe Gjoni e zhyti tërësisht në ujë.

Pasi doli nga uji, Jezui u lut. Në atë moment, qiejt u hapën dhe fryma e Perëndisë zbriti mbi të porsi një pëllumb. Pastaj Jehovai foli nga qielli: ‘Ti je Biri im i dashur. Unë të kam miratuar.’

Kur fryma e Jehovait erdhi mbi Jezuin, ai u bë Krishti ose Mesia. Tani do të fillonte caktimin për të cilin Jehovai e kishte dërguar në tokë.

Menjëherë pas pagëzimit, Jezui shkoi në shkretëtirë dhe qëndroi atje për 40 ditë. Kur u kthye, shkoi të takonte Gjonin. Teksa Jezui ecte drejt tij, Gjoni tha: ‘Ky është Qengji i Perëndisë nëpërmjet të cilit do të falet mëkati i botës!’ Me këtë që tha, Gjoni u bëri të ditur njerëzve se Jezui ishte Mesia. A e di çfarë i ndodhi Jezuit kur ishte në shkretëtirë? Ta zbulojmë.

«Nga qiejt u dëgjua një zë: ‘Ti je Biri im, Biri im i dashur; unë të kam miratuar.’»—Marku 1:11

Pyetje: Pse u pagëzua Jezui? Pse Gjoni tha se Jezui ishte Qengji i Perëndisë?

Mateu 3:13-17; Marku 1:9-11; Luka 3:21-23; Gjoni 1:29-34; Isaia 42:1; Hebrenjve 10:7-9

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo