Hyrje për pjesën e dymbëdhjetë
Jezui u mësoi njerëzve për Mbretërinë e qiejve. Gjithashtu u mësoi të luteshin për shenjtërimin e emrit të Perëndisë, për ardhjen e Mbretërisë së Tij dhe për plotësimin e vullnetit të Tij në tokë. Nëse je prind, shpjegoji fëmijës çfarë do të thotë për ne kjo lutje. Kur Satanai e tundoi, Jezui vazhdoi t’i qëndronte besnik Jehovait. Ai zgjodhi apostujt, të cilët do të kishin role të rëndësishme si pjesëtarët e parë të Mbretërisë. Nxirr në pah zellin e Jezuit për adhurimin e vërtetë. Ngaqë donte t’i ndihmonte njerëzit, shëroi të sëmurët, ushqeu të uriturit, madje ktheu të vdekurit sërish në jetë. Nëpërmjet gjithë këtyre mrekullive ai tregoi çfarë do të bënte Mbretëria për njerëzimin.