BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lmd mësimi 2
  • Natyrshmëri

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Natyrshmëri
  • Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë bëri Filipi?
  • Çfarë mësojmë nga Filipi?
  • Imito Filipin
  • Filipi: Një ungjilltar i zellshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Si të mprehim aftësitë në shërbim?—Të nisim biseda që të japim dëshmi joformale
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Filipi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Interes i sinqertë
    Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
Shih më tepër
Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
lmd mësimi 2

NIS NJË BISEDË

Ungjillëzuesi Filip bisedon me një etiopas që po lexon një rrotull ndërsa udhëton me karrocë.

Vep. 8:30, 31

MËSIMI 2

Natyrshmëri

Parimi: «Një fjalë në kohën e duhur, oh, sa e mirë është!»—Prov. 15:23.

Çfarë bëri Filipi?

Ungjillëzuesi Filip bisedon me një etiopas që po lexon një rrotull ndërsa udhëton me karrocë.

VIDEO: Filipi i predikon eunukut etiopas

1. Shih VIDEON ose lexo Veprat 8:30, 31. Pastaj mendo për këto pyetje:

  1. Si e hapi bisedën Filipi?

  2. Pse kjo ishte një mënyrë e natyrshme për ta hapur bisedën dhe për t’i mësuar diçka të re atij burri?

Çfarë mësojmë nga Filipi?

2. Nëse lëmë që biseda të rrjedhë natyrshëm, bashkëbiseduesi mund të ndihet më rehat dhe mund të jetë më i gatshëm ta dëgjojë mesazhin tonë.

Imito Filipin

3. Ji vëzhgues. Shprehjet e fytyrës, gjestet dhe pozicioni i trupit mund të tregojnë shumë për dikë. A duket se ka dëshirë të bisedojë me ty? Për t’i treguar diçka nga Bibla, mund t’ia nisësh me një pyetje të thjeshtë, si: «A e di se . . . ?» Mos u përpiq të bësh me zor një bisedë me dikë që nuk ka dëshirë të flasë.

4. Ji i duruar. Mos u ndiej sikur duhet ta drejtosh sa më shpejt muhabetin te diçka nga Bibla. Prit të krijohet mundësia e duhur që të flasësh natyrshëm për këtë. Ndonjëherë mund të duhet të presësh deri në bisedën tjetër.

5. Ji i gatshëm të përshtatesh. Mund të ndodhë që biseda të marrë një kthesë të papritur. Prandaj ji i gatshëm t’i tregosh bashkëbiseduesit diçka që i vlen atij, edhe nëse kjo kërkon të flisni për një të vërtetë tjetër, jo për atë që kishe në mendje.

SHIH EDHE

Ekl. 3:1, 7; 1 Kor. 9:22; 2 Kor. 2:17; Kolos. 4:6

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo