BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lmd mësimi 3
  • Mirësi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mirësi
  • Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë bëri Jezui?
  • Çfarë mësojmë nga Jezui?
  • Imito Jezuin
  • Interes i sinqertë
    Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
  • Motivohu nga ‘ligji i mirësisë’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Të përpiqemi të shfaqim mirëdashje në një botë jomiqësore
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Populli i Perëndisë duhet ta dojë mirëdashjen
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Shih më tepër
Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
lmd mësimi 3

NIS NJË BISEDË

Me butësi, Jezui i afrohet një të verbri për ta shëruar.

Gjoni 9:1-7

MËSIMI 3

Mirësi

Parimi: «Dashuria është . . . plot mirësi.»—1 Kor. 13:4.

Çfarë bëri Jezui?

Me butësi, Jezui i afrohet një të verbri për ta shëruar.

VIDEO: Jezui shëron një të verbër

1. Shih VIDEON ose lexo Gjonin 9:1-7. Pastaj mendo për këto pyetje:

  1. Çfarë bëri në fillim Jezui: e shëroi të verbrin apo i foli për lajmin e mirë?—Shih Gjonin 9:35-38.

  2. Pse ai burrë ishte më i gatshëm ta dëgjonte lajmin e mirë pasi Jezui e trajtoi në atë mënyrë?

Çfarë mësojmë nga Jezui?

2. Kur dikush e ndien se merakosemi vërtet për të, do të jetë më i gatshëm ta dëgjojë mesazhin tonë.

Imito Jezuin

3. Vëre veten në vend të tjetrit. Përpiqu të imagjinosh si ndihet.

  1. Pyet veten: «Për çfarë mund të jetë i shqetësuar? Çfarë mund ta tërheqë e t’i sjellë dobi?» Kjo do të të ndihmojë të tregosh mirësi natyrshëm e nga zemra.

  2. Duke e dëgjuar me vëmendje bashkëbiseduesin, do të tregosh se të interesojnë gjërat që janë të rëndësishme për të. Nëse të tregon si ndihet për diçka ose përmend ndonjë problem që po kalon, mos ndërro muhabet.

4. Fol me dashamirësi dhe respekt. Kur ndien dhembshuri për dikë dhe dëshiron vërtet ta ndihmosh, kjo do të duket te mënyra si flet. Trego kujdes për fjalët që zgjedh dhe për tonin e zërit; shmang çdo gjë që mund ta ofendojë.

5. Tregohu i gjindshëm. Kërko mundësi për ta ndihmuar në mënyra praktike, nëse kjo është e përshtatshme. Diçka e mirë që bën për të tjerët mund të hapë rrugën për një bisedë.

SHIH EDHE

Rom. 12:15, 16; Gal. 6:10; Hebr. 13:16

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo