ABDAI
[shërbëtor].
1. I ati i Adoniramit. (1Mb 4:6) Adonirami, i biri, ishte princ dhe përgjegjës i të rekrutuarve për punë të detyruar gjatë mbretërimit të Davidit, të Solomonit dhe të Rehoboamit. Duket se ai është Adorami ose Hadorami që përmendet në vargje të tjera. (2Sa 20:24; 1Mb 12:18; 2Kr 10:18) Pra, ka mundësi që Abdai të ketë qenë bashkëkohës i mbretit David.
2. Pasardhës i Jeduthunit, nga fisi i Levit. (Ne 11:17, 18) Duket se leviti Abda është «Abdia» që përmendet te 1 Kronikave 9:16. Ai ishte mes të mërguarve që u kthyen nga Babilonia në Jerusalem.