ABDIU
[formë e shkurtuar e emrit Abdiel].
1. Levit nga shtëpia e Merarit. Ai ishte i ati i Kishit dhe ka të ngjarë një bashkëkohës i Saulit që mbretëroi nga viti 1117 deri në vitin 1078 p.e.s.—1Kr 6:31, 33, 39, 44.
2. Një levit tjetër nga shtëpia e Merarit. Ai ishte i ati i një burri tjetër me emrin Kish. (2Kr 29:12) Për shkak të ngjashmërisë së emrave të bijve të tyre, ky Abdi dhe ai për të cilin folëm më sipër paraqiten në disa fjalorë biblikë si i njëjti person. Megjithatë, ky përfundim është i palogjikshëm, pasi Kishi, djali i Abdiut të dytë, jetoi në kohën e mbretit Hezekia, pra, rreth 250 vjet më vonë se Davidi. Ka mundësi që Abdiu nr. 2 të ketë qenë bashkëkohës i mbretit Jotam dhe i mbretit Akaz, që mbretëruan nga viti 777 p.e.s. deri rreth vitit 746 p.e.s.
3. Një burrë nga familja e Elamit që jetoi pas kohës së mërgimit. (Ezd 10:26) Ai ishte një nga izraelitët që kishin marrë gra të huaja, por që i larguan sipas këshillës së Ezdrës pasi u kthyen në Jerusalem vitin e shtatë (468 p.e.s.) të mbretërimit të Artakserksit (Dorëgjatit).—Ezd 7:8; 10:1-4, 10-12, 26, 44.