ADONI
Me sa duket, një vend i paidentifikuar në Babiloni. Nga Adoni vinin disa prej të mërguarve që u kthyen në Jerusalem në vitin 537 p.e.s., në fund të shkretimit 70-vjeçar të Judës. Ata nuk e vërtetuan dot gjenealogjinë e tyre nga regjistrat dhe, si pasojë, nuk u kualifikuan për shërbimin priftëror. Sipas disa studiuesve, Adoni ishte një njeri që nuk arriti ta provonte prejardhjen e vet.—Ezd 2:59-62; Ne 7:61-64.