HAKOZI
[gjembi].
Prift nga linja e Aaronit dhe kreu i shtëpisë atërore që në kohën e Davidit shërbeu si ndarja e 7-të nga 24 ndarjet priftërore.—1Kr 24:3-7, 10.
Pasi u kthyen nga Babilonia në vitin 537 p.e.s., «bijtë e Hakozit» ishin mes atyre që u përjashtuan nga priftëria pasi nuk mundën të vërtetonin gjenealogjinë e tyre. Ishin ndër ata që i ndaluan të hanin nga «gjërat shumë të shenjta derisa të dilte një prift me Urimin dhe Thumimin». (Ezd 2:61-63; Ne 7:63-65) Një pasardhës i Hakozit mori pjesë në rindërtimin e mureve të Jerusalemit.—Ne 3:21.