ADON-BEZEKU
[zotëri i Bezekut].
Sundimtar i fuqishëm i cili, para se izraelitët të sulmonin Bezekun, kishte poshtëruar 70 mbretër paganë duke u prerë gishtërinjtë e mëdhenj të duarve dhe të këmbëve.
Një praktikë e ngjashme përdorej njëherë e një kohë edhe nga athinasit e lashtë, të cilët nxorën si dekret që robërve të luftës t’u cungoheshin gishtërinjtë e mëdhenj të duarve. Kështu, ata mund të vozitnin, por s’mund të mbanin shpatën ose heshtën. Pak kohë pas vdekjes së Josiut, forcat aleate të Judës dhe të Simeonit u përleshën në Bezek me 10.000 luftëtarë kananitë dhe perezitë. Këta u mundën dhe Adon-Bezeku u detyrua t’ia mbathte. Kur e kapën, edhe atij i prenë gishtërinjtë e mëdhenj të duarve e të këmbëve, prandaj ai tha: «Perëndia ma ktheu pikërisht si kam bërë.» Më pas, e çuan në Jerusalem dhe aty vdiq.—Gjy 1:4-7.