ALAMELEKU
[pemë madhështore e mbretit].
Qytezë në territorin që iu caktua fisit të Asherit (Js 19:26), në veri të luginës së përroit të Kishonit. Vendndodhja e saktë nuk dihet, por ka të ngjarë të ndodhej në pjesën jugore të rrafshinës së Akos, ndoshta pranë Vadi-el-Melekut (Nahal-Ziporit), që derdhet në Kishon.